LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunim i mundshëm ndërmjet Klinikës Zhan Mitrev me Izraelin

Bashkëpunim i mundshëm ndërmjet Klinikës Zhan Mitrev me Izraelin

Ambasadorja e Izraelit në RMV, Simona Frankel vizitoi Spitalin klinik Zhan Mitrev. Qëllimi i vizitës ishte shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit ndërmjet Klinikës Zhan Mitrev dhe sektorit shëndetësor të Izraelit.

Ambasadorja Frankel u prit nga themeluesi i spitalit Zhan Mitrev dhe u njoh me rezultatet e arritura të këtij institucioni mjekësor të specializaur në kardiokirurgji, si dhe me shërbimet e tjera shëndetësore për kujdesin e pacientëve brenda dhe jashtë vendit.

“Gjatë vizitës së departamenteve dhe infrastrukturës së spitalit, ambasadores i’u prezantuan hollësisht kapacitetet dhe proceset e plota hapësinore të spitalit. U prezantua teknologjia dhe pajisjet e disponueshme që e renditin këtë institucion të rrallë mjekësor ndër ofruesit më të mirë të kujdesit shëndetësor në botë.


Ambasadorja Frankel u impresionua veçanërisht nga mënyra e aplikimit të konceptit të spitalit “të gjelbër” sipas të gjitha parametrave infrastrukturore dhe mjedisore, duke e bërë klinikën Zhan Mitrev lider në rajon dhe një nga spitalet e pakta plotësisht të dixhitalizuara me një sistem kontrollues të pavarur ambiental.
Theks i veçantë u vendos në mundësinë e ofrimit të shërbimeve të kualifikuara dhe cilësore në trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare për pacientët e huaj, për të cilët Spitali klinik Zhan Mitrev ka lidhur marrëveshje me fonde shëndetësore nga vende të tjera, përfshirë edhe SHBA-në”, thuhet në njoftimin e Klinikës Zhan Mitrev..

Duke i bërë një rezyme kësaj vizite, shtojnë nga atje, ambasadorja Frankel përgëzoi themeluesin e klinikës Dr. Zhan Mitrev dhe të gjithë punonjësit e spitalit. Ajo mori përsipër të shqyrtojë mundësitë e bashkëpunimit me sektorin shëndetësor të Izraelit në këtë fushë, mbi të gjitha, në fushën e zhvillimit profesional për të shkëmbyer përvoja praktike në aplikimin e diagnostikimit më të përsosur dhe metodat terapeutike në fushën e kardiokirurgjisë.

Ambasadorja u njoh edhe me rezultatet e jashtëzakonshme të punës gjatë 23 viteve, si dhe për posedimin e certifikatës nga Joint Commission International (JCI) që nga viti 2017 dhe në vazhdim – që është njohja më e lartë ndërkombëtare në fushën e shërbimeve shëndetësore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori