LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet, kërcënohet me armë qytetari në Shkodër

Publikohen pamjet, kërcënohet me armë qytetari në Shkodër

Policia e Shkodër ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, teksa ka vënë në pranga tre persona, të cilët kanë kërcënuar me armë një tjetër person.

Mësohet se në pranga ka rënë Aleksandër Prendi, Andrea Cara dhe Erjon Uka, ndërsa janë sekuestruar 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë) dhe municion luftarak.

Njoftimi i Policisë:


“Vau i Dejës/Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Finalizohet operacioni policor i koduar “Shkjeza”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatit i Policisë Vau i Dejës. Kërcënuan me armë zjarri, një shtetas, për motive të dobëta, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohen 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë) dhe municion luftarak.

Gjatë këtij operacioni, u zbardhen 2 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr (djegia e 4 automjeteve), të ndodhura në nëntor 2022 dhe në janar 2023, autorë të të cilave dyshohet se janë këta 3 shtetas. Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në fshatin Shkjezë, Vau i Dejës, 3 shtetas po kërcënonin me armë zjarri, për motive të dobëta, një shtetas tjetër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Shkjeza”, kanë ndërhyrë me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Gjatë kontrolleve, u gjet edhe një armë zjarri pushkë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit kallashnikov të përdorur për kërcënimin, municion luftarak, një automjet dhe 3 celularë.

Në vijim të veprimeve proceduralo-hetimore në kuadër të operacionit policor “Shkjeza”, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i dy rasteve të shkatërrimit të pronës me zjarr, nga këta tre shtetas, të cilët në datën 18 nëntor 2022, në fshatin Mjedë, kanë djegur 3 automjete, ndërsa në datën 10 janar 2023, në fshatin Kaçë, kanë djegur 1 automjet.” /Telegrafi/