LAJMI I FUNDIT:

Kim Jong-un nuk është parë në publik për 35 ditë, duke nxitur thashethemet për shëndetin e tij

Kim Jong-un nuk është parë në publik për 35 ditë, duke nxitur thashethemet për shëndetin e tij

Kreu i Koresë së Veriut, Kim Jong-un nuk është parë në publik për 35 ditë – duke nxitur thashethemet për shëndetin e tij.

Siç raportohet, Jong-un pritej të merrte pjesë në një paradë ushtarake këtë javë, transmeton Telegrafi.

Imazhet satelitore dhanë një pasqyrë të provave të hershme që filluan në dhjetor.


Siç thuhet, 8 shkurti shënon 75 vjetorin e themelimit të Ushtrisë Popullore Koreane, ku vendi ka të ngjarë të mbajë ngjarje në shkallë të gjerë.

Por disa kanë dhënë spekulime nëse ai është në formë për të marrë pjesë në paradë.

Kreu i Veriut ka anashkaluar një takim mbi një krizë bujqësore, raportoi NK News, dhe me sa duket është larguar nga qendra e vëmendjes javët e fundit.

Por nuk është hera e parë që e bën këtë.

Pushimi 35-ditor i tij gjithashtu përputhet me një tjetër mungesë të zgjatur në fund të vitit 2021, raportoi NK News.

Përgatitjet për festimin e themelimit të Ushtrisë Popullore Koreane kanë nisur që nga dhjetori.

Qytetarët e mbledhur janë parë të veshur me maska mjekësore krahas strukturave të shumta misterioze të mbuluara me perde të zeza. /Telegrafi/