LAJMI I FUNDIT:

Edhe Gostivari dhe Çairi dërgojnë ekip të trajnuar për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi

Edhe Gostivari dhe Çairi dërgojnë ekip të trajnuar për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi

Edhe Komuna e Gostivarit dhe ajo e Çairit kanë dërguar ekip të trajnuar për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi

Komuna e Gostivarit njofton se tetë zjarrfikës nga Njësiti Territorial Kundër Zjarreve në Gostivar, u nisën sot për në Turqi. Ata do të shkojnë t’u ndihmojnë autoriteteve turke, për të sanuar dëmet dhe për të nidhmuar banorët nga seria e tërmeteve që e kapluan Turqinë.

Ata, doli për t’i përcjellë kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili theksoi se zjarrfikësit janë të trajnuar profesionalisht. Me këtë gjest, Gostivari, shtoi më tej Taravari, u jep dorë të prekurve nga tërmeti katastrofal në Turqi.


Ai tha se ekipi i zjarrfikësve me vete do të marrë edhe ndihma humanitare të donuara nga Kompania “Almero”.

“Një ekip i licencuar i kërkim-shpëtimit nga Komuna e Gostivarit i përbërë prej 8 personash, u nis sot për t’ju dalë në ndihmë banorëve të prekur nga tërmeti në Turqinë Juglindore, te cilët morën me vete edhe një pjesë ndihmash humanitare të donuara nga Kompania “Almero”. I falënderoj për gatishmërinë heronjtë e qytetit tim dhe ju uroj rrugë të mbarë dhe permbushje të misionit me nder dhe profesionalizëm”, deklaroi kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

Ndërsa ish-kryetari i Çairit Izet Mexhiti, njoftoi se drejt Turqisë janë nisur një ekip i Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetar “Bajram Miftari”.

“Drejt Turqisë së goditur nga tërmeti i tmerrshëm dhe në ndihmë të popullit turk, po niset edhe një ekip i Shoqatës së Zjarrfikësve Vullnetar “Bajram Miftari” nga Çairi. Me Visar Ganiun para nisjes takuam të parin e kësaj shoqate Artan Demiri. Ky mision humanitar që po realizohet nga djelmoshat tanë, shpresojmë të jetë një ndihmë që do ti zbuste sadopak pasojat nga tërmeti. Sot lutjet me shpirt e me zemër të gjithë i kemi të drejtuara nga Turqia dhe populli turk dhe shpresojmë që dhimbje të tilla të mos përsëriten kurrë”, ka shkruar ish kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti.

Ndërsa më herët edhe tetë zjarrfikës nga Tetova janë nisur për në Turqi, për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare

Përfundon numrimi i votave të partive politike në dhjetë komuna - këto janë rezultatet preliminare

Lajme
Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK

Arrestohet Erion Veliaj me urdhër të SPAK

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti

Haradinaj i përgjigjet Kurtit pas ofendimeve: Epiteti "hajvan" i shkon vetëm atij

Lajme
Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Rezultatet e deritanishme, kush po kryeson në komunat kryesore të Kosovës?

Lajme
Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore

Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultatet e tyre – si u panë nga mediat botërore

Lajme
Kalo në kategori