LAJMI I FUNDIT:

“Jam i bindur se Manchester City ka mashtruar” – nga UEFA kthehen pas në kohë për shkeljet e klubit anglez

“Jam i bindur se Manchester City ka mashtruar” – nga UEFA kthehen pas në kohë për shkeljet e klubit anglez

Ish-kryehetuesi i UEFA-s, Yves Leterme ka mbështetur akuzat e Ligës Premier ndaj Manchester Cityt me më shumë se 100 shkelje të rregullave të ligës.

Elita e futbollit anglez njoftoi të hënën se ata kishin akuzuar kampionët aktual për shkelje gjatë 14 viteve të fundit. Shumë nga shkeljet lidhen me financat, me Cityn tani në rrezik të ndëshkimit, zbritjeve të pikëve dhe madje edhe përjashtimit nga kampionati nëse shpallen fajtorë.

Kjo vjen tre vjet pasi UEFA e suspendoi Cityn nga garat evropiane për shkeljen e rregullave të Fair Play-t Financiar. Ky ndalim u hoq më vonë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), duke lënë të zhgënjyer hetuesit e udhëhequr nga Yves Leterme.


Si do të dukej tabela e Ligës Premier nëse Manchester Cty përjashtohet
Lexo po ashtu Si do të dukej tabela e Ligës Premier nëse Manchester Cty përjashtohet

Por, akuzat e ngritura nga Liga Premier nuk do të jenë nën mbikëqyrjen e CAS, me një komision të pavarur që do vendosë dënimin. Dhe Leterme beson se fakti që City nuk mund të apelojë në CAS e bën rastin e Ligës Premier shumë më të fortë.

“Kjo do ta bënte këtë çështje më të fortë. Dhe pastaj ka një element tjetër: fushëveprimi i ankesës tani është më i gjerë se ai në UEFA. Si në kohë ashtu edhe në thelb”, ka deklaruar Leterme Sporzas kur u tha se City nuk do të ishte në gjendje të apelonte në CAS.

Rivalët njëzëri e duan ndëshkimin e Manchester Cityt – pas 100 shkeljeve të FFP
Lexo po ashtu Rivalët njëzëri e duan ndëshkimin e Manchester Cityt – pas 100 shkeljeve të FFP

“Liga Premier nuk duhet t’u përmbahet të njëjtave periudha kufizimesh të rrepta si ne. Kemi hasur në një periudhë pesëvjeçare, që do të thoshte se nuk mund të përdornim elementë të rëndësishëm”.

“Ka munguar totalisht një rrjedhë transparente e informacionit financiar. Me një grubull avokatësh që bënë gjithçka për të kundërshtuar punën e auditorëve tanë. Përveç kësaj, rezultoi se paratë nga sponsorizimi ishin paguar nga pronari”.

Kreu i panelit gjyqësor që do të udhëheqë hetimin për shkeljet e supozuara nga Man City është tifoz i Arsenalit
Lexo po ashtu Kreu i panelit gjyqësor që do të udhëheqë hetimin për shkeljet e supozuara nga Man City është tifoz i Arsenalit

“Më në fund, kishte edhe paqartësitë rreth kontratave. Megjithatë, falë emaileve dhe deklaratave bankare, ne kishim prova të forta. Jam i bindur se është bërë mashtrim nga Manchester City”.

“Problemi, megjithatë, ishte se vendimi i UEFA-s mund të kundërshtohej me një komitet arbitrazhi, i cili nuk i përket gjyqësorit të vërtetë”, ka vazhduar ai.

City ka këmbëngulur se ka mbetur i befasuar nga publikimi i akuzave nga Liga Premier. Mirëpo, ata e kanë mirëpritur lajmin që një komision tani do të marrë përsipër hetimin pasi këmbëngulin se çështja mund të përfundojë një herë e mirë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsenali hyn fuqishëm në afatin e janarit – ofron 75 milionë euro për top sulmuesin

Arsenali hyn fuqishëm në afatin e janarit – ofron 75 milionë euro për top sulmuesin

Premier League
Liverpooli ofron tre lojtarë për ta transferuar yllin i cili do ta zëvendësojë Salahun

Liverpooli ofron tre lojtarë për ta transferuar yllin i cili do ta zëvendësojë Salahun

Premier League
Gjesti në fushë me Xhakën, Rashicën e Sahitin që u bë viral - videon e tij e publikoi edhe 433

Gjesti në fushë me Xhakën, Rashicën e Sahitin që u bë viral - videon e tij e publikoi edhe 433

Sport vendor
Joshua Kimmich ka nisur bisedimet me gjigantin evropian

Joshua Kimmich ka nisur bisedimet me gjigantin evropian

Bundesliga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Përfaqësueset
Kalo në kategori