LAJMI I FUNDIT:

Kur pritet të merret vendimi final për Manchester Cityn

Kur pritet të merret vendimi final për Manchester Cityn

Liga Premier e ka akuzuar Manchester Cityn për shkelje të shumta të rregullave financiare dhe të tjera gjatë një periudhe nëntëvjeçare nga 2009-2018 dhe më pas dështimin për të bashkëpunuar me një hetim që zgjati për katër vite.

Në total ka 32 akuza të veçanta që shtojnë deri në 113 shkelje të pretenduara të rregullave të ligës.


Me fjalë të thjeshta, klubi akuzohet se nuk ka dhënë “informacion të saktë financiar” që jep një pamje “të vërtetë dhe të drejtë” në lidhje me të ardhurat e Cityt, pagesat aktuale të pagave për lojtarët dhe marrëveshjet e stafit drejtues me sponsorët.

Manchester City përballet me përjashtim nga Liga Premier mes dënimeve të tjera të rënda
Lexo po ashtu Manchester City përballet me përjashtim nga Liga Premier mes dënimeve të tjera të rënda

Drejtuesit ligjorë të Ligës besojnë se City fshehu burimin e vërtetë të të ardhurave të tyre duke pretenduar se ato ishin nga sponsorët, kur në fakt ata ishin financuar nga pronarët e klubit Abu Dabi.

Por, kur pritet të merrte vendimi final?

Rikthehen komentet e Kloppit për shpenzimet e Cityt - pas akuzave nga Liga Premier
Lexo po ashtu Rikthehen komentet e Kloppit për shpenzimet e Cityt - pas akuzave nga Liga Premier

Kjo është ende e paqartë, por do të ketë presion të madh mbi Ligën Premier që të mbajë seancën me shpejtësi dhe të shpallë rezultatin përpara fundit të sezonit.

City do të kishte të drejtën e apelimit, por vetëm në një panel apeli të Ligës Premier dhe jo, këtë herë, në CAS.

Kështu, gjasat janë të mëdha që City të dënohet me heqje pikësh, ndalim transferimesh për disa vite dhe gjoba të tjera me të holla. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë

Përfaqësueset
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane

Përfaqësueset
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës

Premier League
Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Shpërthejnë polemikat në Euro 2024, ka dyshime për kurdisjen e një ndeshje

Përfaqësueset
Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Sot luhen katër ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Euro 2024, vëmendja në Grupin E

Ndërkombëtare
Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Zbulohet se sa paguhen gjyqtarët në Euro 2024 - paga e tyre rritet në raundet e eliminimit direkt

Përfaqësueset
Kalo në kategori