LAJMI I FUNDIT:

Fansat të zemëruar pasi Aaron Carter nuk u përmend në pjesën e përkujtimeve në “Grammy Awards 2023”

Fansat të zemëruar pasi Aaron Carter nuk u përmend në pjesën e përkujtimeve në “Grammy Awards 2023”

Fansat e Aaron Carter kanë qenë të zëshëm pasi këngëtari i ndjerë i “I Want Candy” u la jashtë ceremonisë së “Grammy Awards” në pjesën ku përkujtohen fytyrat e famshme publike që kanë ndërruar jetë apo gjegjësisht në “In Memoriam”.

Segmenti i gjatë i homazheve nderoi personazhet në industrinë e muzikës që vdiqën vitin e kaluar, përfshirë: Loretta Lynn, Takeoff, Christine McVie, Lisa Marie Presley, DJ Stephen ‘Twitch’ Boss, Naomi Judd, Jeff Beck, Olivia Newton-John, Coolio, David Crosby etj.


Në të njëjtën kohë që fytyrat e secilit prej të famshmëve të ndjerë u ndezën në ekrane, Kacey Musgraves, Quavo, Sheryl Crow, Mick Fleetwood dhe Bonnie Raitt dhanë shfaqje emocionale për të nderuar ata që vdiqën.

Aaron Carter (Foto: Getty Images)

Megjithatë, disa përdorues të Twitter vunë në dukje se Carter, i cili vdiq më 5 nëntor 2022, ishte lënë jashtë ceremonisë.

“Përse nuk u përfshi Aaron Carter në pjesën përkujtimore të ‘Grammy Awards’?”, shkroi një fans.

Të gjitha lajmet nga Grammy Awards
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Grammy Awards

“Ata vërtet e injoruan Aaronin gjatë pjesës përkujtimore në Grammy”, shtoi një tjetër.

Aaron Carter (Foto: Instagram)

“Nuk e kuptoj pse mbeti jashtë In Memoriam”, tha një tjetër.

Carter u gjet i vdekur në një vaskë në shtëpinë e tij në Kaliforni nëntorin e kaluar. Ai ishte 34-vjeçar.

Aaron Carter (Foto: Getty Images)

Familja e tij thuhet se beson se ylli i popit vdiq nga një mbidozë droge.

Megjithatë, ata janë ende në pritje të një raporti për të konfirmuar shkakun e vdekjes së tij. /Telegrafi/

Aaron Carter (Foto: Wire Image)

Në trend Magazina

Më shumë
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Fjolla Morina kthehet sërish me Fisnik Sylën?

Magazina
Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Fjolla Morina reagon pas lajmeve për ribashkim me ish-bashkëshortin

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Kalo në kategori