LAJMI I FUNDIT:

Pas lajmeve për arrestimin e bashkëshortit, reagon Arta Bajrami: Burrin e kam në shtëpi, duke kaluar kohë kualitative me familjen

Pas lajmeve për arrestimin e bashkëshortit, reagon Arta Bajrami: Burrin e kam në shtëpi, duke kaluar kohë kualitative me familjen
Arta Bajrami me bashkëshortin, Xhim Sekiraqa (Foto: Telegrafi)

Ka tash e sa ditë që në disa media online është lakuar emri i bashkëshortit të këngëtares Arta Bajrami, Xhim Sekiraqa.

U tha se është në mbajtje nga policia, por një gjë të tillë e ka hedhur poshtë vet këngëtarja e shumë hiteve të zhanrit R&B në skenën vendore të muzikës.


Të dielën, Arta e revoltuar reagoi me një shkrim në InstaStory, duke ia bërë të qartë një mediumi të përmendur me emër, që ajo e ka bashkëshortin në shtëpi.

“Burrin e kam në shtëpi, Prishtinë, Vranjefc, me mua e me fëmijët e jo në Londër, mos servoni dezinformata kot. Atë fotografi e keni marrë nga storjet e mia ku fansat e mi më bëjnë ‘tag’ personi që më ka bërë ‘tag’ duke dëgjuar këngën time ishte në Londër dhe do e ripostoj prapë që ta shihni do ju padis për këtë e shohim pastaj”, ka shkruar Bajrami-Sekiraqa në InstaStory.

Foto: Arta Bajrami Sekiraqa/InstaStory

E kontaktuar nga Telegrafi, interpretuesja e hitit “Asnjë milimetër”, shtoi se me burrin e saj ndodhen në shtëpinë e tyre dhe se nuk kanë asnjë shqetësim.

“Me bashkëshortin jam në shtëpi, po kalojmë kohë kualitative me familjen. Bashkë dhe të lumtur. Për ata që duan ta dinë, data: 05.01.2023, lokacioni: Kodra e Trimave – Prishtinë”, ka thënë Arta për Telegrafin.

Arta Bajrami me bashkëshortin, Xhim Sekiraqa (Foto: Telegrafi)

E njëjta gjithashtu ka dërguar disa fotografi për të dëshmuar që ata janë bashkë në këto momente.

E njëjta ka theksuar se bashkëshorti i saj nuk është djali i vëllait të Enver Sekirqaës, siç është raportuar në disa media – por kushëriri i tij. /Telegrafi/

Arta Bajrami me bashkëshortin, Xhim Sekiraqa (Foto: Telegrafi)

Në trend Magazina

Më shumë
Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Quentin Tarantino mendon se këta janë pesë aktorët më të mirë të të gjitha kohërave

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Kalo në kategori