LAJMI I FUNDIT:

Sameti dhuroi tokën për xhaminë dhe riparoi kishën e fshatit Banjicë

Sameti dhuroi tokën për xhaminë dhe riparoi kishën e fshatit Banjicë

Banoret e Banjicës së Çashkës, shembull për tolerancën ndërfetarë

Gazetari: Përveç se punon ne xhami ke dhuruar edhe token për xhaminë?


Samet Beqiri: Po toka është e Allahut nuk është e imja, unë e dhurova për të mirën e njerëzve.

Kështu shprehet Sameti, të cilin e takuam duke ndihmuar në ndërtimin e xhamisë së fshatit Banjicë në Komunën e Çashkës. Ai dhuroi token e tij për ndërtimin e këtij objekti fetar.

E përveç kësaj, Sameti vite më parë ka kontribuar dhe ndihmoi në riparimin e kishës së këtij fshati.

“Tre vite që filloi iniciativa kur disa haxhilerë kërkonin vend për të filluar ndërtimin e xhamisë, i thirra në kafe dhe u thashë se unë dua të dhuroj token për të ndërtuar xhami për të mirën e të gjithëve, dhe kështu filloi iniciativa, pritem katër vite derisa i rregulluam dokumentet dhe ia filluam”, thotë Samet Beqiri nga Banjica.

Kur Sametin e kaploi një shi i rrëmbyeshëm u deshtë të strehohet në kishën e fshatit dhe aty e vërejti se kisha ka nevoje për riparim.

“ Për kishën u kemi ndihmuar, ndërsa për xhaminë unë e dhurova token për shpirtin tim, të gjithë myslimanet që jemi këtu kemi ndihmuar, para dy vitesh unë isha iniciatori, filloi shi dhe u strehova në strehe të kishës, e pashë që binte shiu brenda, i mblodha të gjithë, së bashku me kryetarin e fshatit dhe u thashë se kisha do të rrënohet, mblodhëm para dhe e rinovuam”, rrëfen Sameti.

“Fshati Banjicë i komunës se Çashkës është një shembull për të gjithë Maqedoninë e Veriut për tolerancën ndër fetarë, për derisa në njërën pjesë të fshatit ndërtohet xhami, në pjesën tjerët festohet Shën Atanasi”, thotë gazetari Avni Tahiri.

Takuam edhe banorë të përkatësisë fetarë të krishterë të cilët po festonin ditën e Shën Atanasit.

“Ajo ka mbetur si traditë që më herët dhe fshati i banuar me popullsi shumetnike kemi bashkëpunim, kemi mirëkuptim, bashkëjetese, jetojmë në raporte familjare, në raporte fqinjësie… Xhamia është xhami, kisha është kishë ne e respektojmë edhe njërën edhe tjetrën, ajo është e pashmangshme”, thotë një banor maqedonas i Banjicës.

“Para se të ndërtohet nuk ka pasur mjaftueshëm mjete për kishën dhe me ndihmën e bashkëfshatarëve të fshatit Kllukovec kanë dhënë 3 lira dhe me ato 3 lira është kompletuar kisha, dhe me falënderimin e tyre kisha është kompletuar. “ (3:37) “Me ndihmën e shqiptarëve që na ndihmuan e përfunduam, edhe më tej ndihmojnë dhe unë jam shumë falënderues ndaj tyre”, thotë banori maqedonas nga Banjica.

Toleranca ndërfetarë në këtë fshat gjithmonë ka ekzistuar thonë banorët e Banjicës, fshat, i cili është vetëm disa kilometra larg komunës së Çashkës dhe është i banuar me 136 banorë shqiptarë të përkatësisë fetare islame dhe 22 banorë maqedonas të krishterë. Banorët shtuan së problem kryesor është mungesa e një shkollë për fëmijët që të mos udhëtojnë deri në Çashkë dhe që mësimin ta ndjekin në gjuhën e tyre shqipe. /KlanMacedonia

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori