LAJMI I FUNDIT:

Firma këshilluese Innisfree padit Twitter për 1.9 milionë dollarë në fatura të papaguara

Firma këshilluese Innisfree padit Twitter për 1.9 milionë dollarë në fatura të papaguara

Firma këshilluese me bazë në SHBA Innisfree M&A Incorporated paditi Twitter-in të premten në Gjykatën e Lartë të Shtetit të Nju Jorkut, duke kërkuar rreth 1,7 milionë euro (1.9 milionë dollarë) për ato që ajo thotë se janë fatura të papaguara pasi këshilloi kompaninë e mediave sociale për blerjen e saj nga Elon Musk vitin e kaluar.

“Që nga 23 dhjetori 2022, Twitter mbetet në mospërmbushje të detyrimeve të tij ndaj Innisfree sipas Marrëveshjes në një shumë prej jo më pak se1,757,319.89 euro (1,902,788.03 dollarë)”, thuhet në padi.

Twitter-i dhe një avokat për Innisfree nuk iu përgjigjën kërkesës për koment e bërë nga ana e Reuters, transmeton Telegrafi.


Musk në tetor mbylli marrëveshjen prej 40,6 miliardë eurove (44 miliardë dollarësh) të shpallur në prill të atij viti dhe e privatizoi Twitter-in.

Muajin e kaluar Crown Estate i Britanisë, një biznes i pavarur tregtar që menaxhon portfolion e pronave që i përkasin monarkisë, tha se kishte filluar procedurat gjyqësore kundër Twitter për qiranë e papaguar të pretenduar në selinë e saj në Londër.

Shpenzimet e reklamave në Twitter Inc ranë me 71 për qind në dhjetor, treguan të dhënat nga një firmë kërkimore reklamash, pasi reklamuesit kryesorë ulën shpenzimet e tyre në platformën e mediave sociale pas blerjes së platformës nga Musk.

Bankat që siguruan 12 miliardë euro (13 miliardë dollarë) financim vitin e kaluar për blerjen e Twitter nga shefi ekzekutiv i Tesla-s braktisën planet për të shitur borxhin tek investitorët për shkak të pasigurisë rreth pasurive dhe humbjeve të kompanisë së rrjeteve sociale, raportoi Reuters muajin e kaluar.

Twitter bëri pagesën e parë të interesit për një kredi që bankat dhanë për të ndihmuar në financimin e blerjes së Musk të kompanisë së mediave sociale vitin e kaluar. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan

Teknologji
Kështu duket kampionati botëror i mjeshtrave të Microsoft Excel

Kështu duket kampionati botëror i mjeshtrave të Microsoft Excel

Teknologji
Google sjell një veçori thelbësore për të mbrojtur llogaritë e përdoruesve

Google sjell një veçori thelbësore për të mbrojtur llogaritë e përdoruesve

Teknologji
Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Nëse jeni përdorues i këtyre modeleve të telefonave, nga 1 janari 2025 nuk do mund ta përdorni më WhatsApp

Teknologji
Xperia Flex, telefoni i parë i palueshëm nga Sony shfaqet si koncept (Video)

Xperia Flex, telefoni i parë i palueshëm nga Sony shfaqet si koncept (Video)

Kalo në kategori