Ish-drejtoresha e koncesioneve, Alda Klosi në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur ministër ishte Arben Ahmetaj, është arrestuar mbrëmjen e së premtes pas një dëshmie të gjatë në polici të ish-pastrueses së saj, Rozeta Dobi.
Gazetarja e Top Channel bën të ditur se Dobi është marrë në pyetje të premten në ambientet e Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit.
“Pashë shumë para, kam pastruar tetë shtëpi. M’i la t’i fshihja. Shpesh i shikoja nëpër kuti”, cituan burimet e gazetares Anila Hoxha, të ketë rrëfyer pastruesja.
Veç kësaj e dyshuara ka folur edhe për Arben Ahmetajn, thanë jo zyrtarisht të njëjtat burime.
Sipas këtyre burimeve, pasi të ezaurohen disa veprime të domosdoshme hetimore, pritet që dosja të kalojë për kompetencë në SPAK, pasi Dobi ka folur për ish ministrin e Financave, Arben Ahmetaj.
Krimi i pastrimit të parave u zbardh pas denoncimit që bëri në polici ish-drejtoresha e koncesioneve në Ministrinë e Ekonomisë në kohën kur ministër ishte Arben Ahmetaj. Ajo deklaroi se në banesën e marrë me qira tek “Rruga e Kosovarëve” më 15 dhjetor i ishin grabitur 120 mijë euro dhe e dyshuara kryesore ishte ish-pastruesja e saj, Rozeta Dobi.
Nga dialogu i tyre, policia ushtroi edhe një herë kontroll ku në tubin e aspiratorit gjeti më shumë se 400 mijë euro dhe bizhuteri floriri. Para uniformave blu Rozeta Dobi më herët ka dëshmuar se vjedhjen e ka kryer në shenjë hakmarrje ndaj Alda Klosit pasi e urrente për mënyrën si ajo e trajtonte. Ndërkohë enigmë ka mbetur fakti se cili është burimi i këtyre shumave të mëdha të parave. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova