LAJMI I FUNDIT:

“Rama fshihet pas fustanit të Elisës”, Spiropali: Keni frikë nga gratë

“Rama fshihet pas fustanit të Elisës”, Spiropali: Keni frikë nga gratë

Ministrja shqiptare e Shtetit, Elisa Spiropali u përplas me deputetin demokrat, Gazment Bardhi i cili refuzoi që përgjigjet në interpelancën që kërkuan me kryeministri Edi Rama t’i marrë prej saj.

Rama është thirrur në seancë për t’u përgjigjur për lidhjet e tij me ish-kreun e arrestuar të FBI-së, Charles McGonigal.


Bardhi deklaroi se kryeministri Rama fshihet pas fustanit të Elisa Spiropalit, ndërkohë që ministrja u shpreh se nuk ka rëndësi nëse vishet me fustan apo pantallona, por e rëndësishme është që në parlament të thuhen të vërtetat.

Spiropali tha se qëllimi i mazhorancës është që të japin përgjigje për të gjitha të pavërtetat që sipas saj ka ngritur opozita lidhur me kryeministrin Edi Rama.

“Sërish ju pyes zoti Bardhi: pse keni frikë nga gratë? Nuk ka rëndësi a vishem me fustan apo pantallona, nuk mund të lejojmë që të ngrini një shtjellë të tërë gënjeshtrash dhe në mos t’ju japim përgjigje. Po ju pyes: i doni apo jo përgjigjet. Këtë mund ta pres nga ata që kanë mbetur jashtë sot dhe bërtasin, nuk e pres nga ju që jeni në një farë mënyrë profesionistë”, tha Spiropali. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori