LAJMI I FUNDIT:

Harry Styles befason me veshjen në një nga koncertet me kostum rozë të shndritshëm

Harry Styles befason me veshjen në një nga koncertet me kostum rozë të shndritshëm

Ai ka mahnitur audiencën në turneun e tij më të shitur në mbarë botën, “Love On Tour”.

Dhe Harry Styles dukej në elementin e tij, teksa turneu i Amerikës së Veriut përfundoi të mërkurën mbrëma në Acrisure Arena në Greater Palm Springs.

Ish-ylli i One Direction – i cili po festonte ditëlindjen e tij të 29-të atë mbrëmje – tregoi ndjenjën unike të stilit me një veshje të shkëlqyer rozë me diamant të rremë.


Harry Styles (Foto: Splash News)

Superylli mbajti xhaketën e hapur dhe tregoi tatuazhin, një flutur të madhe në mes.

Ai performoi të gjitha hitet e tij më të mëdha dhe në fund të mbrëmjes njoftoi fansat se feston ditëlindjen.

Të gjitha lajmet nga Harry Styles
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Harry Styles

Pas përfundimit të tre shfaqjeve të riplanifikuara në Forumin në Los Angeles më 26, 27 dhe 29 janar, Styles njoftoi se do të luante dy netë finale në Acrisure Arena – vendi më i ri i Kalifornisë Jugore me kapacitet 11 mijë vendesh.

Harry Styles (Foto: Splash News)

Harry është në një seri fitimesh pasi grumbulloi afro tetë milionë euro në 2022 – falë shitjes së biletave në mbarë botën.

Ylli ka dyfishuar asetet e tij aktuale në llogarinë e kompanisë, shifra të zbuluara së fundmi.

Harry Styles (Foto: Splash News)

Biznesi i Harryt ‘Erskine Touring LTD’ ka 13 milionë euro në bankë – nga gjashtë milionë euro në vitin e kaluar.

Dhe ylli i “One Direction” është vendosur të fitojë edhe më shumë pasi llogaritë mbulojnë vetëm gjashtë muajt e parë të turneut të tij, deri në mars 2022, që do të thotë se fitimet e tij nga 18 muajt e fundit nuk janë shtuar ende.

Harry Styles (Foto: Splash News)

Harry ndryshe viteve të fundit ka befasuar me veshjet dhe paraqitjet nëpër koncerte. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ai s'ka me qenë kurrë i yti", Xheneta i përgjigjet komentit për Gjestin

Magazina
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
E mbani mend vajzën që luajti në “Titanic”? Duhej të fshinin një skenë për shkak të saj

E mbani mend vajzën që luajti në “Titanic”? Duhej të fshinin një skenë për shkak të saj

Magazina
Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë

Magazina
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Magazina
Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Magazina
Kalo në kategori