LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Besa: Raporti i “Transparency International” nxjerr në shesh paaftësinë e pushtetit për të luftuar korrupsionin

Lëvizja Besa: Raporti i “Transparency International” nxjerr në shesh paaftësinë e pushtetit për të luftuar korrupsionin

Pas publikimit të raportit mbi indeksin e korrupsionit, kanë reaguar nga partia opozitare Lëvizja Besa. Nga atje thonë se raporti i “Transperency International”, mbi indeksin e korrupsionit është mjaft shqetësues për Maqedoninë e Veriut, duke u radhitur në vendin e 85 në botë për luftim të korrupsionit nga 180 vende sa janë gjithsejt.

Nga Lëvizja Besa, thonë se sipas raportit, RMV shumë ngadalë po bën hapa në luftimin e korrupsionit në të gjitha sferat.

“Edhe pse Qeveria e vendit dikur mburrej me këto shifra, tani as nuk e komenton fare, duke pranuar në heshtje dështimin e saj për depolitizimin e institucioneve, luftimin e korrupsionit, administrate më efikase si dhe gjyqësor të pavarur. Lëvizja Besa ngrit shqetësimin e saj se mungon vullneti për luftimin dhe parandalimin e korrupsionit dhe se ne si shtet akoma përballemi me ndërhyrje politike në gjyqësor si dhe vjedhje në çdo institucion shtetëror.


Edhe pse Qeveria çdoherë ka proklamuar se për të t’u anëtarësuar në BE duhet të luftohen fenomenet negative, sipas raportit tregohet se në këtë drejtim janë bërë shumë pak lëvizje dhe se anëtarësimi i vendit, përmbushja e gjitha reformave është detyra kryesore e një vendi që pretendon në të ardhmen të jetë pjesë e familjes së madhe evropiane”, thonë nga Lëvizja Besa.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori