LAJMI I FUNDIT:

Kurti takon gazetarët afganë, populli i Kosovës bashkëndjen me kauzën e popullit afgan

Kurti takon gazetarët afganë, populli i Kosovës bashkëndjen me kauzën e popullit afgan

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti katër gazetarët afganë që kanë mbërritur mbrëmë në Kosovë e që do të qëndrojnë në Prishtinë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosova”, financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Duke iu uruar mirëseardhje në Prishtinë, kryeministri Kurti u shpreh i kënaqur që po i takon ata sot në zyrën e tij. Ai tha se populli i Kosovës bashkëndjen me kauzën e tyre dhe të popullit afgan për demokraci, respektim të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe prosperitet. Amina, në emër të grupit të gazetarëve, tha se janë falënderues për mikpritjen në Kosovë dhe për mbështetjen e Qeverisë. Pas vështirësive të përjetuara në Afganistan, u shpreh se janë me fat që janë këtu dhe se tashmë po ndjehen si në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.


Kryeministri dhe gazetarët biseduan për aktualitetin në Afganistan, pozitën e gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut atje, e veçanërisht të grave dhe vajzave nën regjimin taliban.

“Së bashku me gazetarët afganë Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad në takim morën pjesë edhe Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj dhe Zyrtarja Ligjore e European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari. Gazetarët afganë u mirëpritën në vendin tonë një muaj pas vendimit të Qeverisë që do t’u mundësojë atyre strehim, pagë mujore, sigurim shëndetësor dhe biletë kthimi, kur rrethanat të krijohen që ata të kthehen në shtëpitë e tyre”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Programi “Journalists in Residence – Kosovo”, inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, zbatohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe mbështetet edhe nga Iniciativa Hannah Arendt. Deri më tani, përmes këtij programi, në Kosovë po qëndrojnë 12 gazetarë ukrainas dhe 4 afganë.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori