LAJMI I FUNDIT:

NASA kap imazhin e ‘fytyrës së një ariu’ në Mars

NASA kap imazhin e ‘fytyrës së një ariu’ në Mars

Teksa një orbiter i NASA e vendosi fokusin e kamerës tek sipërfaqja e planetit Mars, fytyra e një ariu dukej se po i kthente shikimin pas.

Një kamerë në bordin e Mars Reconnaissance Orbiter, e quajtur Eksperimenti i Imazhit me Rezolucion të Lartë – High Resolution Imaging Experiment ose shkurt “HiRISE”, në muajin dhjetor kapi imazhin e një figure të pazakontë gjeologjike.

Një model i thyer rrethor në sipërfaqen e Marsit i jep formë kokës, përderisa dy kratere ngjasojnë me sytë. Një strukturë e kolapsuar në formën e shkronjës V e krijon iluzionin e formës së hundës së ariut, shkruan CNN, transmeton Telegrafi.


Thyerja rrethore mund të jetë për shkak të sedimentit së një depozite në majë të një krateri të groposur e që ishte mbushur me lavë ose baltë. Karakteristika e ngjashme me hundën është ndoshta një kanal vullkanik ose një kanal balte.

Universiteti i Arizonës, i cili ka zhvilluar kamerën së bashku me Ball Aerospace, e shpërndau imazhin me 25 janar.

Fotoja në fjalë të kujton një tjetër “fytyrë” qiellore të kapur nga një tjetër observator hapësinor i NASA-s në tetor të vitit 2022, kur dielli dukej duke buzëqeshur për shkak të njollave të errëta të quajtura vrima koronale. /Telegrafi/