Nga: Visar Zhiti
Më 28 janar, vite më parë, unë u lirova nga burgu dhe u ktheva në Lushnjë, pranë familjarëve të mi …
E kam treguar dhe në librin tim “Ferri i çarë”. Isha dënuar për poezi, por poezi shkruajta dhe në burg fshehurazi.
Në Lushnjë nuk më flisnin më poetët dhe shkrimtarët, se edhe Lushnja kishte të tillë si i gjithë vendi, përveçse poetit dhe libretistit të Estradës së qytetit, Bujar Xhaferi. S’kisha të drejta më, as të profesionit, siç thuhej, megjithëse kisha qenë mësues, punoja punëtor krahu në fabrikën e tullave, atje njoha dhe njerëz të mrekullueshëm. Nuk kisha as të drejtën elektorale, pra as nuk mund të zgjidhja e as të zgjidhesha. Ndërkaq, unë do të bëhesha deputet i Lushnjës …
E them këtë jo se më duhej mua e as e kërkova, asgjë s’kam kërkuar, por se si jeta luan me ne. Ajo ka më fantazi se dhe fantazia më e shthurur, sipas Dostojevskit, se dhe diktaturat bien etj., mbetet vetëm dashuria njerëzore, miqësia, nëse jemi të aftë ta japim…
Mësomë të dua! – thoshte Shenjtja Nënë Tereza …
Së fundmi dolën për herë të parë të plota të gjitha poezitë e mia të burgut, i botoi “Onufri” anastatikisht në një libër të madh dhe juria e konkursit kombëtar të letërsisë në fund të vitit që shkoi, u dha çmimin e parë për poezinë.
E kam treguar se ato dolën nga dheu, ku ishin fshehur nga terri në dritë, por dua të theksoj tjetër gjë, jo për vete, unë e di, se ne qëndruam në ferr dhe me poezinë tonë kurajo morëm dhe prej jush, i mbrojtëm të tjerët, shokët siç dhe na mbrojtën dhe … dhe … dua që përndjekjen tonë ta shikoni dhe si histori dhe përvojë që duhet, mbase, por i shërben njohjes, të vërtetës, por dhe të ardhmes. Edhe librat tanë shikoheni si dëshmi artistike, se heshtja, të mos shkruarit, nuk janë letërsi dhe s’ka pse të mburren … Dostojevskin e kujtoj prapë, libri i tij i burgut “Shënime nga shtëpia e të vdekurve” nuk e pakëson, përkundrazi, madje pasuron gjithë letërsinë botërore. Edhe Dante s’do ishte më siperan dhe më me rrëzëllim pa “Ferrin” e tij … pra, më mirë që shkruajtëm dhe në ferr, kur nuk na lejohej, dhe mbi tokë. Ju, të gjithë bashkë, bëjmë letërsi shqipe, se heshtja nuk është letërsi, e përsëris.
Një kritik i njohur, studiues i letrave shqipe, Dr. Luan Topçiu, shkruan se do të ishte anomali mosvlerësimi i “Dorëshkrimeve të fshehta të burgut”. Edhe në letërsi, sipas tij, ka etikë dhe qëndrime morale …
I thashë këto në ditën e lirimit tim, se liria, jo urrejtja dhe ambiciet makbethiane, por dashuria dhe vlerësimi, pra liria e kujtdo qoftë, sa më pranë, e birit, e bijës, e vëllait, e motrës, e mikut, e shokut, e fqinjit, e të panjohurve, na bën të gjithëve më të lirë, edhe më të mirë. Edhe atë që shkruajmë …
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak