LAJMI I FUNDIT:

Firma britanike JD Sports thotë se në sulmet e mëhershme kibernetike hakerët janë qasur në të dhënat e klientëve të tyre

Firma britanike JD Sports thotë se në sulmet e mëhershme kibernetike hakerët janë qasur në të dhënat e klientëve të tyre

Shitësi britanik i produkteve të sportit dhe modës, JD Sports Fashion ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik, sulm në të cilin të dhënat e klientëve në lidhje me porositë historike në internet ishin kompromentuar, kështu deklaruan ata të hënën.

Grupi tha se të dhënat e prekura ishin “të kufizuara”, pasi që nuk ruan të dhëna të plota të kartelave bankare dhe nuk besonte se hakerët ishin qasur tek fjalëkalimet e llogarisë.

Sulmi lidhej me porositë në internet të bëra nga markat JD, Size?, Millets, Blacks, Scotts dhe MilletSport midis nëntorit 2018 dhe tetorit 2020, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.


JD Sports tha se informacioni në të cilin hakerët ishin qasur përbënte emrat e klientëve, adresën e dërgesave dhe faturimit, email adresat, numrat e telefonit, detajet e porosive dhe 4 numrat e fundit të kartelave bankare të afro 10 milionë klientëve të tyre.

Grupi u kërkoi falje klientëve dhe po kontakton me personat e prekur nga ky sulm për t’i këshilluar ata që të jenë vigjilentë ndaj rrezikut të mashtrimit dhe sulmeve “phishing”.

Ata gjithashtu po hetojnë incidentin, duke punuar me ekspertë të sigurisë kibernetike dhe duke u angazhuar së bashku me Zyrën e Komisionerit të Informacionit të Mbretërisë së Bashkuar (ICO), mbikëqyrësi i vendit për mbrojtjen e të dhënave.

Sulmet kibernetike ndaj kompanive në Mbretërinë e Bashkuar po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Startupi italian zhvillon një pajisje inteligjente që e kthen telefonin tuaj në një instrument muzikor

Startupi italian zhvillon një pajisje inteligjente që e kthen telefonin tuaj në një instrument muzikor

Teknologji
Pse qentë robotë po patrullojnë në resortin Mar-A-Lago të Donald Trump?

Pse qentë robotë po patrullojnë në resortin Mar-A-Lago të Donald Trump?

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Virtual Teacher - aplikacion edukativo arsimorë në gjuhën shqipe

Virtual Teacher - aplikacion edukativo arsimorë në gjuhën shqipe

Teknologji
Specifikat e telefonit të ri të Motorola, Moto G62

Specifikat e telefonit të ri të Motorola, Moto G62

Teknologji
Kalo në kategori