Shefi i ekipit Mercedes-Benz Formula 1 – Toto Wolff – po shet një Ferrari F40 shumë të kërkuar më pak se një vit pasi u vendos një rekord i ri ankandi për super-veturën ikonë.
I listuar nga kompania britanike Tom Hartley Jnr, ky Ferrari F40 i vitit 1990 është një nga 1315 ekzemplarët të ndërtuar nga prodhuesi italian e veturave midis viteve 1987 dhe 1992 dhe vetëm një nga 27 të regjistruara për herë të parë në Spanjë.
Por kjo nuk është hera e parë që Toto Wolff shet makina nga koleksioni i tij personal përmes Tom Hartley Jnr, raporton Drive, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2021, një Ferrari LaFerrari, Ferrari Enzo dhe Mercedes-Benz SL65 AMG Series Black, të gjitha këto në pronësi të drejtorit të ekipit Mercedes-AMG Formula, 1 u shitën nga firma britanike.
Wolff deklaroi se arsyeja se pse ai po zvogëlonte koleksionin e tij është për shkak të mungesës së kohës për të vozitur super-veturat – kohë kjo e cila do të reduktohet vetëm falë sezonit të këtij viti me një rekord prej 23 garave që do të zhvillohen në Formula 1.
Ky ekzemplar është certifikuar gjithashtu nga Ferrari përmes programit “Red Book Classiche” të kompanisë për arsye se ka motorin, transmisionin, shasinë dhe trupin e tij origjinal.
Çmimi më i lartë për një makinë garash Ferrari F40, i njohur edhe si F40 LM, u arrit në shkurt 2019, me RM Sotheby’s duke shitur prototipin e mëparshëm të para-prodhimit në ankand për 4,842,500 € (7.4 milion dollarë australian). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMë shumë se 900 mijë vetura të reja në BE, një rritje prej 13.7 për qind
Standardi evropian: A e dini se për çfarë shërbejnë mbulesat e vogla në pjesën e përparme dhe të pasme të automjetit?
Apple ka një kurë interesante për pasagjerët që përdorin telefonat gjatë vozitjes
Vetura e re e BMW duket e mrekullueshme
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Golf ndan imazhe të modelit të ri GTI
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona