LAJMI I FUNDIT:

Ministrja austriake e Mbrojtjes, Tanner: Nuk mund të përjashtohen sulmet me raketa në Evropë

Ministrja austriake e Mbrojtjes, Tanner: Nuk mund të përjashtohen sulmet me raketa në Evropë

Ministrja austriake e Mbrojtjes, Klaudia Tanner ka bërë të ditur se kontinenti evropian duhet të përgatitet për sulme të ndryshme ajrore.

Në një raport të ministrisë shkruan se sulmet me raketa nuk mund të përjashtohen në Evropë.


“Një numër i madh i raketave me rreze të gjatë dhe raketa të tjera ndodhen në afërsi të Austrisë dhe Evropës”, thuhet në raport.

Në një intervistë për agjencinë austriake të lajmeve ORF, ministrja komentoi “Iniciativën Evropiane të Mburojës së Qiellit” të vendeve evropiane të NATO-s.

Ajo shpreson që shumë shpejt mund të bëhet “European Sky Shield”, pjesë e së cilës është edhe shteti austriak.

“Por kjo nuk do të thotë se ne duhet të ndalemi së mbikëqyri hapësirën tonë ajrore”, tha Tanner.

Ndryshe, Austria është një ndër shtetet që po e ndihmojnë Ukrainën kundër Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori