LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja BESA: BDI t’i sheh koalicionet me “Levicën” pro-ruse, nuk lëkundemi nga rruga e BE-së

Lëvizja BESA: BDI t’i sheh koalicionet me “Levicën” pro-ruse, nuk lëkundemi nga rruga e BE-së

Vizioni ynë politik si Lëvizja BESA gjithmonë ka qenë pro-perëndimor dhe në asnjë moment nuk kemi pasur huti gjatë idealit tonë. Edhe në momente të vështira procesi integrues i vendit ka qenë prioriteti ynë, duke mos vendosur kushte apo të bëjmë propagandë ashtu siç po bën BDI gjatë gjithë kohës. Poashtu, e ardhmja jonë nuk mvaret nga asnjë subjekt tjetër politik, pasi forca dhe burimi ynë janë qytetarët e vendit. BDI gjatë këtyre 20 viteve ka qeverisur herë me VMRO-në për të cilën z.Ahmeti thotë se është kundër ndryshimeve kushtetuese, e herë me LSDM.

Rezultati dihet, jemi larg evropës pasi krimi dhe korrupsioni i ka gëlltitur institucionet shtetërore, prokurorinë, arsimin dhe gjykatat. 20 vite pushtet, 20 vite dështim, për këtë duhet të jap llogari Ahmeti dhe BDI, e jo të thotë shpifje e gënjeshtra për t’a mbuluar zjarrin dhe dështimet në partinë e tij.


Lëvizja BESA edhe njëherë rikonfirmon qëndrimin e saj se do t’i përkrah ndryshimet kushtetuese, pasi rruga e vendit është drejt BE-së dhe askund tjetër. Ne nuk mbajmë ISO-në e askujt, ne jemi zëri i popullit. BDI dhe “Levica” pro ruse është mirë t’i shohim koalicionet e tyre në pushtetin lokal, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Boshnjaku nga Novi Pazari gjendet i vdekur në një hotel në Prizren

Kronika e Zezë
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Voziti me fëmijë në prehër - policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj

Lajme
Kalo në kategori