LAJMI I FUNDIT:

Vrasja në Gramsh, i moshuari pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, pas krimit shkoi tek të afërmit

Vrasja në Gramsh, i moshuari pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, pas krimit shkoi tek të afërmit

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i dyfishtë në Gramsh.

Mësohet se 80-vjeçari Xhevat Sinani kishte disa ditë që ishte kthyer në fshat, pasi prej disa javësh ishte larguar sëbashku me bashkëshorten për festat jashtë vendit.

Ndërsa vëllai i tij 72-vjeçari Shaqir Sinani jetonte i vetëm në fshat pasi bashkëshortja i kishte ndërruar jetë disa vite më parë.


Gramsh, burri vret bashkëshorten dhe vëllain e tij
Lexo po ashtu Gramsh, burri vret bashkëshorten dhe vëllain e tij

Sakaq këtë të premte, 80-vjeçari ka kryer krimin e rëndë, ku vrau me sëpatë gruan dhe vëllanë.

Pasi i ka vrarë mësohet se i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes që fillimisht e ka vrarë në banesë.

Më pas ai ka shkuar tek disa të afërm të tjerë në fshat afër Tervolit dhe u ka rrëfyer krimit, raporton BW.

Lajmet e fundit nga Shqipëria
Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Shqipëria

Policia e Shtetit ka njoftuar se 80-vjeçari është arrestuar dhe më pas është shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:50, se në fshatin Tervol, Gramsh, kishte ndodhur një krim i dyfishtë, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.