LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Mbrojtjes jep detaje për zjarrin që shpërtheu në Kazermën e FSK-së në Istog

Ministria e Mbrojtjes jep detaje për zjarrin që shpërtheu në Kazermën e FSK-së në Istog

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin i cili kishte kapluar sot në mesditë një objekt të kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës në afërsi të Istogut, ka dhënë detaje edhe.

“Në lidhje me zjarrin e sotëm që ka kapluar njërin nga objektet në Kazermën e FSK-së në Istog, ju njoftojmë se menjëherë në vendngjarje kanë intervenuar pjesëtarët e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë dhe personeli përkatës i Komandës së Forcave Tokësore, të cilët të mbështetur nga Njësia e Zjarrfikësve të Istogut, Klinës, Pejës dhe Skenderajt kanë arritur të lokalizojnë zjarrin duke e kufizuar vetëm brenda perimetrit të këtij objekti montazh, kësisoj duke mënjanuar mundësinë e përhapjes në objektet e tjera përreth”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.


Ministria ka njoftuar se paraprakisht, nga vendngjarja është evakuuar me kohë personeli.

Zjarr në kazermën e FSK-së në Istog, policia jep detaje
Lexo po ashtu Zjarr në kazermën e FSK-së në Istog, policia jep detaje

Tani zjarri është shuar tërësisht dhe ekipet e specializuara të FSK-së janë duke punuar për sanimin e gjendjes dhe eliminimin e dëmeve tjera kolaterale.

“Shkaku dhe pasojat e zjarrit janë duke u hetuar nga autoritetet përgjegjëse për menaxhimin e sigurisë së FSK-së, por dyshohet të kenë qenë si pasojë e instalimit të vjetëruar të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori