LAJMI I FUNDIT:

Zjarr në kazermën e FSK-së në Istog, policia jep detaje

Zjarr në kazermën e FSK-së në Istog, policia jep detaje

Një zjarr i madh ka shpërthyer këtë të enjte në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Istog.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë për Telegrafin se është djegur një objekt ndihmës.

Siç ka bërë të ditur ai, nga ky incident nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 11:35, policia është njoftuar për një zjarr në kazermën e FSK-së në Istog. Është djegur një objekt ndihmës. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ka dëme materiale, por jo të lënduar”, ka thënë Gashi. /Telegrafi/