Presidenti i entitetit të Republikës Srpska, Milorad Dodik, ka treguar qëllimin e vërtetë të Serbisë lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke thënë se “Asociacioni një ditë do të jetë Republika Srpska”.
Dodik, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, arriti ta kthejë çështjen e Kosovës nga një pozicion humbës në agjendë dhe në qendër të interesit dhe theksoi se serbët duhet të jenë të bashkuar dhe mblidhen për negociata.
“Ajo që duhet pasur parasysh është se duhet të shihen pasojat që kemi mundur të dëgjojmë për Kosovën, që janë se do të ndërpritet rruga evropiane, do të ndalen investimet, do të futen përsëri vizat. Këto janë pasoja të rënda”, theksoi Dodik.
Sipas tij, pasojat mund të ndryshojnë pozitën ekonomike, sociale dhe gjeopolitike të serbëve.
Siç raporton Klix.ba, Dodik gjithashtu se kërcënimet nga Perëndimi janë shtuar dhe pozita e Gjermanisë është forcuar.
“Gjermania, e cila është antiserbe në atë zonë të Ballkanit. Gjithmonë ka qenë antiserbe, nuk ka qenë racionale, realiste dhe ka qenë gjithmonë kundër serbëve. Kështu është edhe në këtë rast lidhur me Kosovën”, theksoi Dodik, transmeton Telegrafi.
Kur bëhet fjalë për Asociacionin e komunave serbe, Dodik potencon se “është mirë që po flitet për Republikën Srpska”, megjithatë, thotë ai, shqiptarët shpesh thonë se nuk e duan Republikën Srpska në territorin e Kosovës.
“Është shumë mirë që thonë kështu, një ditë do të jetë ‘Republika Srpska’. E kam fjalën në kuptimin e saj thelbësor. Po, do të quhet Asociacion i komunave serbe, do të ketë funksione ekzekutive të qeverisë siç ka Republika Srpska. Marrëdhëniet speciale me Serbinë siç ka Republika Srspska. Ky është problem për ta dhe kjo është e gjithë historia”, tha Dodik.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të hënën se në takimin me pesëshen ndërkombëtare i është thënë se Serbia duhet ta pranojë propozimin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, sepse në të kundërtën do të përballet me ndërprerjen e procesit të integrimeve evropiane, ndalimin dhe tërheqjen e investimeve dhe masa gjithëpërfshirëse që do të shkaktojnë dëme të mëdha për vendin.
Ndryshe, edhe SHBA-të po kërkojnë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por ato janë këmbëngulëse se nuk do të jetë diçka në formën e Republika Srspka.
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, një ditë para vizitës së pesë emisarëve ndërkombëtarë në Kosovë [javën që shkoi], ka thënë se ky është një moment i rëndësishëm dhe shfaq shpresën se do të ketë përparim në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Ai thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet, por thekson se “Asociacioni në formën e Republikës Srpska është një vijë e kuqe që SHBA-ja s’do do ta lejojë”.
“Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranonin këtë dhe kjo nuk do të ishte diçka që do ta çonim përpara”, thotë Chollet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BDI: Përjashtimi i shqiptarëve nga bordet shëndetësore është goditja e radhës
Dy persona rrahin një tjetër në Prishtinë, e bëjnë për spital
Tre policë të lënduar në aksidentin me fatalitet në Skenderaj po trajtohen në QKUK – një ka pësuar lëndime në tru
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës