LAJMI I FUNDIT:

Lekë Fazlija në TM kids, rokeri i vogël i cili shpalos botën e tij plot ëndrra

Lekë Fazlija në TM kids, rokeri i vogël i cili shpalos botën e tij plot ëndrra

Lekë Fazlija është pjesëmarrësi i radhës në emisionin TM kids.

Shtatë vjeçari nga qyteti i Tetovës, mahniti me përgjigjet e tij, teksa kontaktin me kamerën dhe pyetjet e gazetarit dukej sikur i ka të njohur shumë kohë më herët.

Me përgjigjet e tij spontane dhe me shumë kuptim, Leka na rrëfeu botën e tij plot ëndrra.


Ai ishte një roker i vogël, i cili pëlqen muzikën rock, por pasionin e tij përveç muzikës e ndan dhe për futbollin. Futbollisti i tij i preferuar është Messi, madje për shkak të idhullit të tij ai dëshiron të vizitoj Argjentinën, pa lënë anash as Anglinë dhe Francën.

Leka përveç emrit shumë të bukur shqip tha se ndihet krenar që është shqiptar, sepse Shqipëria si shtet ka bukuri mahnitëse.

Leka për dallim nga shumë moshatarë të tij nuk i preferonte rrjetet sociale, madje ai kishte kritika për materialet që shfaqen në TikTok.

Leka na tregoi se tezet e tij i japin një përkrahja të veçantë në ëndrrat që ai ka dhe se për ti bërë familjarët e tij të lumtur ai nuk hezitonte të dhuroi përqafime apo dhurata.

Për aq kohë sa Leka ishte mysafir në studion tonë, solli shumë energji pozitive me sinqeritetin dhe botën e tij plot ngjyra.

Rrëfimi i tij asesi nuk duhet humbur, ndaj ju mund ta ndiqni në videon e poshtë vendosur.

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kalo në kategori