Faturat e larta të rrymës “godasin” xhepin e qytetarëve në Maqedoni
Shtrenjtimi i rrymës duhej të ndodhte nga 1 janari, por edhe faturat e dhjetorit erdhën me çmime kontradiktore. Qytetarët e panumërt ia kanë mësyrë pikave pagesore të EVN-së për t’i kontestuar faturat me kosto të larta. Disa thonë se u ka ardhur dyfishi i çmimit të energjisë elektrike në krahasim me faturën e nëntorit.
“Më kanë vënë në bllok-tarifën e katër kinse kam harxhuar shumë rrymë, por ne jetojmë dy veta, unë dhe djali dhe për këtë muaj me erdhi fatura 18,390 denarë këtë nuk e kam të qartë. Bojlerin e ndezi pas orës 22:00, gjithë ditën nuk jemi në shtëpi. Për nëntorin fatura më erdhi rreth 8 mijë denarë. Si mund ta paguaj kur marr 15 mijë denarë pagë, më mirë të rrijë në terr pa rrymë, le të më shkyçin lirshëm.”
“Vetëm në muajin e 12-të fatura na erdhi 24 mijë denarë, i bie 400 euro. Sa anëtarë të familjes jeni? Jemi vetëm katër anëtarë. A për nëntorin sa paguat? Sa herë po na vjen shumë, 8 mijë denarë pata paguar, bile edhe verës kur e kisha solarin për ujë të ngrohtë, kam paguar nga 5 mijë denarë në muaj.”
Nga 1 korriku është hequr tarifa e lirë ditore ndërmjet 14:00-16:00, ndërsa nga 1 janari rritje të lehtë ka edhe çmimi për tarifën e lirë të natës 22:00-06:00, për 1kw dikur kushtonte 3.99 tani do të kushtojë 4.00 denarë. Në përpjekje për të kursyer qytetarët thonë se lajnë, gatuajnë dhe ngrohen vetëm natën, por faturat rriten.
“Me EVN-në duhet të shkohet nëpër gjykata, e kush fiton deri më tani vetëm një padi ka kaluar ndaj tyre, mbahen ata nën kontrolle. Me këto fatura, ka organe përkatëse që duhet të hetojnë nëse janë të vërteta. Nëse nga 1 janari është shtrenjtuar rryma, përse konsumatorët që kanë kontestuar faturat deri më 31 dhjetor nuk u pranohen!? Qëllimisht lihen më pak që në faturën e radhës ta fryjnë me çmimoren e re.”
“Pak më vështirë, çdo muaj ka rritje të diçkaje ndonëse prisnim ulje çmimesh. Paratë janë ato që marrim kurse vlera e tyre është ulur shumë në raport me atë që duhet të sigurojmë për ekzistencë.”
Nga EVN Home thonë se humbjet teknike dhe komerciale në nivel të shtetit për 2022-ën janë rreth 14%. Sipas tyre, vjedhjet përfshihen në këto shifra, edhe pse nuk iu faturohen qytetarëve të tjerë, por shifrat paraqiten në Komisionin Rregullator të Energjetikës, ndërsa më tej të njëjtat merren parasysh nga ana e KRRE-së në momentin e formimit të çmimit të ri të energjisë elektrike.
“Në krahasim me muajt e mëparshëm, çdo vit gjatë periudhës dimërore vërehet rritje e lehtë e numrit të ankesave, si rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike nga ana e qytetarëve për shkak të temperaturave të ulëta. Ankesat trajtohen individualisht nga ana e shërbimeve të EVN, ndërsa çdo konsumator pranon përgjigje të përshtatshme”, njoftojnë nga EVN HOME.
Me vendim të KRRE nga 1 janari energjia elektrike faturohet pak më e lirë për amvisëritë dhe kompanitë e vogla. Për familjet që kursejnë, çmimi i rrymës për bllokun I dhe II ulet simbolikisht, rritje çmimesh ka për bllokun e III dhe IV. Këtyre faturave do të ulet kostoja e shpërndarjes së rrymës nga 3,3 në 2,68 den. për kw/h, por të njëjtës iu shtua TVSH nga 5% në 10%, para për të cilat shteti krekoset se subvencionon rrymën për amvisëritë dhe kompanitë e vogla. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A