LAJMI I FUNDIT:

Gruaja nga Karolina e Veriut fiton çmimin e lotarisë 2 milionë dollarë ndërsa kishte dalë për blerje të biskotave

Gruaja nga Karolina e Veriut fiton çmimin e lotarisë 2 milionë dollarë ndërsa kishte dalë për blerje të biskotave

Një grua nga Karolina e Veriut, e cila doli në mëngjes për të blerë biskota, solli në shtëpi diçka edhe më të vlefshme – një biletë lotarie me vlerë 1,8 milionë euro (2 milionë dollarë).

Amelia Estes, 51 vjeç, nga Thomasville, u tha zyrtarëve të Lotarisë Arsimore të Karolinës së Veriut se ajo doli në Biscuitville të shtunën në mëngjes për të blerë biskota dhe pasi mbaroi detyrën e saj, u ndal në Sam’s Mini Mart në West Green Drive në High Point për të blerë një biletë gërvishtëse 100X The Cash.

“Diçka po më thoshte të shkoja ta merrja atë biletë,” kujton Estes. Ajo gërvishti një çmim kryesor prej 1.8 milionë eurove (2 milionë dollarësh), raporton UPI, transmeton Telegrafi.


“Unë shikova me habi dhe duart e mia filluan të dridhen”, tha ajo duke shtuar: “Ishte surreale.” Estes nxitoi në shtëpi për t’i treguar nënës së saj.

“Unë hyra në shtëpi shumë e qetë dhe i thashë mamasë sime, ‘mendoj se jemi milionerë’,” tha ajo. “Ajo veçse ishte ulur”, shtoi Estes.

Fituesja tha se paratë e çmimit do ta lejojnë atë të sigurojë shumëçka për familjen e saj. “Ne do të planifikojmë për një pension të rehatshëm tani”, tha Estes. /Telegrafi/