LAJMI I FUNDIT:

Shkrielj: Po investojmë në arsim, mbi 18 milionë euro për projekte kapitale në vitin 2023

Shkrielj: Po investojmë në arsim, mbi 18 milionë euro për projekte kapitale në vitin 2023

Deputetja e LSDM-së, Sanella Shkrielj, ka deklaruar se LSDM përmes udhëheqjes së Qeverisë, ata vazhdimisht po investojnë në sistemin arsimor. Sipas saj, në pesë vjet e gjysmë janë bërë investime serioze në ndërtimin e objekteve të reja dhe rindërtimin e objekteve ekzistuese të shkollave fillore dhe të mesme në mbarë vendin.

“Për këtë vit janë planifikuar 18.3 milionë euro ose 8.9 për qind më shumë mjete për investime kapitale krahasuar me vitin 2022. Këtë vit do të fillojë ndërtimi i objektit për nevojat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe do të vazhdojë ndërtimi i objekteve të FINKI-t dhe Fakultetit të Kulturës Fizike në Shkup. Për gjimnazin e Kumanovës “Sami Frashëri” do të ndërtohet një objekt krejtësisht i ri dhe do të rikonstruktohen tërësisht të nëntë konviktet shtetërore të studentëve”, tha Shkrielj.


Sipas saj, këtë vit do të nisë edhe rikonstruksioni i 118 objekteve shkollore, ku fokusi do të jetë ndërtimi i tualeteve të reja për nxënësit, përmirësimi i tualeteve për nxënësit me nevoja ndryshe dhe vendosja e rampave hyrëse.

Ajo shtoi se gjatë vitit 2023 do të nisë ndërtimi i 10 objekteve të reja sportive në shkolla.

Shkrijel ka nënvizuar se gjatë vitit të kaluar përfundoi dorëzimi i orendive për pajisjen e klasave shkencore për 264 shkolla fillore, si dhe dorëzimi i pajisjeve dhe mjeteve pamore për klasat shkencore për 358 shkolla.

“Krahas investimeve në objekte dhe pajisje, po investojmë seriozisht edhe në pagat e punonjësve të arsimit. Nga viti 2017 e deri më sot, pagat në arsimin fillor dhe të mesëm janë rritur gjithsej për 36 për qind. Si palë përgjegjëse ne vazhdojmë të investojmë në arsim dhe të ndërtojmë një sistem arsimor modern dhe efikas që do të përgatisë brezat e ardhshëm”, tha në fund Shkrielj.

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori