LAJMI I FUNDIT:

Voziti në drejtimin e kundërt me 300 kilometra në orë, për ta ndalur u angazhuan 41 vetura të policisë gjermane dhe një helikopter

Voziti në drejtimin e kundërt me 300 kilometra në orë, për ta ndalur u angazhuan 41 vetura të policisë gjermane dhe një helikopter

Policia gjermane ka marrë pjesë në një operacion për kapjen e një shoferi të veturës, që lëvizte në kahjen e kundërt të një rruge me shpejtësi prej 300 kilometra në orë në afërsi të qytetit Shtutgart në jugperëndim të vendit.

Ndjekja si nëpër filma filloi kur shoferi goditi disa vetura dhe më pas u kthye me shpejtësi drejt Shtutgartit – duke lëvizur në kahjen e kundërt të korsisë, transmeton Telegrafi.

Dëshmitarët i kishin telefonuar menjëherë ekipeve emergjente dhe policia që u përfshi në këtë ndjekje, ku nga shpejtësia e madhe vetura e tipit Mercedes u ishte “zhdukur” para syve policëve.


E për ta kapur u angazhua edhe një helikopter, duke detyruar shoferin që ta braktisë veturën në mes të rrugës dhe të largohet duke vrapuar.

Policia ka sekuestruar mjetin motorit, dhe tani po tenton të përcaktojë se kush ishte personi që e kishte ngarë.

Në këtë ndjekje ishin përfshirë 41 vetura të policisë nga gjashtë stacione të ndryshme, si dhe një helikopter. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori