LAJMI I FUNDIT:

Newcastle ka thyer rekordin e klubit, 15 ndeshje radhazi pa humbje

Newcastle ka thyer rekordin e klubit, 15 ndeshje radhazi pa humbje

Në ndeshjen e fundit të së shtunës të xhiros së 20-të të Ligës Premier, Crystal Palace dhe Newcastle United luajtën baras 0-0.

Për herë të dytë këtë javë në Selhurst Park, Crystal Palace arriti të barazojë ndaj një ekipi nga kreu i tabelës, pasi më parë barazoi me Man City.

Ky barazim bëri që Newcastle të luajë ndeshjen e 15-të radhazi në kampionat pa humbje, që është një rekord i ri klubi.


Newcastle është i treti tani dhe ka 39 pikë, aq sa i katërti Manchester United, ndërsa ka tre pikë më pak se Man City. Arsenali ka tetë më shumë se larasakat.

Forma e mirë e Newcastle që tani ka 39 pikë dhe kërkon rrugën për në Ligën e Kampionëve, gjë që se ka arritur tash e sa vite. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore