LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Tani për tani nuk ka bisedime me ASh-në për përfshirjen e sajë në Qeveri

LSDM: Tani për tani nuk ka bisedime me ASh-në për përfshirjen e sajë në Qeveri

LSDM dhe Aleanca për Shqiptarët nuk kanë pasur takime dhe nuk ka hapa konkrete dhe as bisedime konkrete për hyrje në qeveri, apo zgjidhje programore dhe kadrovike. Kështu thonë në partinë e kryeministrit Kovaçevski nga ku shtojnë se partitë që janë për ardhmëri evropiane mund të bëhen pjesë e Qeverisë.

“Secila parti politike e cila është për ardhmërinë evropiane të shtetit është e mirëseardhur, gjithsesi ja vlen të bisedohet si parti politike, por për hapa konkretë, për hyrje konkrete në Qeveri, nevojiten bisedime konkrete për harmonizim të politikave programore dhe kadrovike për çka Akoma nuk ka bisedime. Nuk ka pasur takime, nuk ka hapa konkretë, nuk ka bisedime konkrete për zgjidhjet programore dhe kadrovike nga të dy partitë politike”, tha Darko Kaevski, LSDM.

Nga VMRO-DPMNE përsërisin akuzat drejtuar partisë në pushtet se po bëjnë presione, shantazhe dhe kërcënime me qëllim që të parandalohet siç thonë, rënia eventuale e qeverisë aktuale.


“Bëhet fjalë për presione joparimore, gjegjësisht shantazhe kërcënime, madje edhe kërcënime fizike nga ana e strukturave kriminele mbi deputetët e LSDM-së që po zhvillohen gjatë disa javëve të fundit dhe ato janë në drejtim të parandalimit të votimit të tyre për rënie eventuale qeverisë aktuale”, u shpreh Naqe Çulev, VMRO DPMNE.

Kundërpërgjigjen nga LSDM duke theksuar se kjo është një retorikë e njohur e VMRO-së. Sipas Kaevski, çdo herë kur VMRO ka thënë se do ta rrëzojë Qeverinë, shumica parlamentare është zgjeruar./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori