Të shtunën ka filluar intervistimi i kandidatëve për Guvernator të Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK, por Lëvizjes “FOL” iu ka ndaluar që ta monitorojë këtë proces.
Sipas një statusi të Lëvizjes “Fol”, në rrjetin social në Facebook, zyrtarja e tyre ishte prezentë për të monitoruar këtë proces, mirëpo monitorimi iu pamundësua pas refuzimit të saj për të nënshkruar Deklaratën e Konfidencialitetit.
“Para se zyrtarja e FOL-it të hynte në zyrën ku do të zhvilloheshin intervistat, sekretari i panelit intervistues, ka kërkuar nga ajo që të nënshkruajë Deklaratën e Konfidencialitetit, gjë që do të detyronte organizatën të trajtonte këtë proces në mënyrë top konfidenciale”, thuhet në statusin e tyre.
Sipas tyre, në rast të nënshkrimit, “Deklarata e Konfidencialitetit” do të detyronte Lëvizjen FOL që vlerësimin e saj për këtë proces – qoftë ai vlerësim lavdërues ose kritikues – ta ndante fillimisht me kryetarin e komisionit dhe të mos publikonte asnjë deklaratë rreth procesit pa lejen e kryesuesit të panelit.
“Pas refuzimit nga ana e FOL, sekretari i panelit ia ka ndaluar zyrtares së FOL-it që të hyjë në sallën ku po pritej të fillonte intervistimi i kandidatëve”, thuhet më tej.
Lëvizja Fol konsideron që përdorimi i Deklaratave të Konfidencialitetit në proceset e rekrutimit për pozita publike është praktikë që shkatërron transparencën dhe rrjedhimisht besimin në institucione publike.
“Ne nuk mund të lejojmë që për të ndarë vlerësimet tona për procese të natyrës publike të kërkojmë leje nga institucionet publike. Për më tepër, kushtëzimi i organizatave joqeveritare me nënshkrimin e Deklaratës së Konfidencialitetit nuk ka bazë ligjore dhe përbën shkelje flagrante të të drejtës së organizatave joqeveritare për të monitoruar dhe për të kërkuar llogari nga institucionet që ushtrojnë funksione publike”.
“Lëvizja FOL ka kundërshtuar përdorimin e Deklaratave të Konfidencialitetit në disa procese të rekrutimit dhe do të vazhdojë t’i kundërshtojë ato duke mos i nënshkruar.
Në konsiderojmë që pengimi i monitorimit të Lëvizjes FOL është bërë për të mbajtur të fshehur nga publiku procesin më të rëndësishëm të rekrutimit në sektorin financiar dhe bankar dhe një qasje e tillë automatikisht lë hapësirë për dyshime rreth këtij procesi”.
Ata po ashtu kanë thënë se: “Guvernatori i ardhshëm i Kosovës do të jetë një person që BQK-ja e ka përzgjedhur në një proces jo transparentë dhe të dyshimtë”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
Qysh dush qitja lapsin, ma lirë sun gjen!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje