LAJMI I FUNDIT:

Statistika, analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme: Liverpooli dhe Chelsea me shumë mungesa

Statistika, analizë, parashikim dhe formacionet e mundshme: Liverpooli dhe Chelsea me shumë mungesa

Liverpooli është nikoqir i Chelsat për derbin që luhet në kuadër të javës së 21-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 13:30, do të luhet në “Anfield Road”, derisa dy skuadrat janë duke kaluar nëpër një formë të dobët në këtë sezon.

Për këtë ndeshje, The Reds nuk mund të llogarisin në Arthur Melon, Luiz Diaz, Diogo Jotan dhe Virgil Van Dijk, që janë të lënduar, gjersa në dyshime mbesin Roberto Firmino dhe Konstatinos Tsimikas.


Në anën tjetër, The Blues kanë më shumë mungesa si, Deni Zakaria, Reece James, Wesley Fofana, N’Golo Kante, Armando Broja, Ruben Loftus-Cheek, Ben Chilwell, Raheem Sterling, Edouard Mendy dhe Christian Pulisic, që janë po ashtu të lënduar, ndërsa Joa Felix ka kartonë të kuq.

Analizë

Liverpool

Virgil van Dijk, Diogo Jota, Arthur dhe Luis Diaz janë jashtë për ndeshjen kundër Chelseat.

Darëin Nunez mungoi në ndeshjen ndaj Brighton dhe në fitoren ndaj Wolves, por mund të jetë në garë për të startuar kundër Chelseat.

Tsimikas është një dyshim për lojën pasi mori një goditje kundër Wolves, por Andreë Robertson ka të ngjarë të fillojë pa marrë parasysh pasi është pushuar.

Harvey Elliott shënoi golin e fitores në Wolves dhe ishte lojtari i ndeshjes, por mund të fillojë në bankinë kundër Chelsea.

Chelsea

Joao Felix vazhdon të mungojë, pas kartonit të kuq ndaj Fulhamit.

Reece James dhe Ben Chilwell u rikthyen në stërvitje për Chelsean, por pritet të humbasin përballjen në Anfield.

Nënshkrimi i ri Mykhailo Mudryk mund të bëjë debutimin e tij te Chelsea kundër Liverpoolit, ndërsa Benoit Badiashile mund të ruajë vendin e tij në ekip pas një debutimi solid.

Statistika

Liverpool ka barazuar në katër ndeshjet e fundit kundër Chelseat në të gjitha garat.

Janë shënuar mbi 2.5 gola të shënuar në shtatë ndeshjet e fundit të Liverpool (Liga Premier).

Liverpool ka barazuar si në pjesën e parë ashtu edhe në atë të plotë në katër ndeshjet e fundit kundër Chelseat në të gjitha garat.

Liverpooli ka shënuar nën 2.5 gola në tetë nga dhjetë ndeshjet e fundit në shtëpi kundër Chelseat në të gjitha garat.

Janë shënuar nën 2.5 gola të shënuar në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit të Chelseat (Liga Premier).

Chelsea është i pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit kundër Liverpoolit në të gjitha garat.

Parashikim

Liverpooli dhe Chelsea duket se do t’i ndajnë pikët në këtë derbi.

Formacionet e mundshme:

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Matip, Konate, Robertson, Thiago, Fabinho, Henderson, Gakpo, Salah, Nunez.

Chelsea: Kepa, Hall, Badiashile, Silva, Azpilicueta, Kovacic, Jorginho, Ziyech, Mount, Mudryk, Havertz. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Për herë të parë, Lionel Messi emëron sipas tij sulmuesin më të mirë të të gjitha kohërave

Përfaqësueset
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Futbollisti më i vjetër në botë është në kërkim të një klubi të ri, zbuloi “sekretin” e jetëgjatësisë

Futbollisti më i vjetër në botë është në kërkim të një klubi të ri, zbuloi “sekretin” e jetëgjatësisë

Ligat tjera
Shkumbin Qorrmemeti, menaxheri shqiptar që ka finalizuar marrëveshjen e kalimit të Kvaratskhelias te PSG

Shkumbin Qorrmemeti, menaxheri shqiptar që ka finalizuar marrëveshjen e kalimit të Kvaratskhelias te PSG

Ligue 1
Barcelona informon Liverpoolin se do tentojnë transferimin e yllit të tyre në verë

Barcelona informon Liverpoolin se do tentojnë transferimin e yllit të tyre në verë

La Liga
Omar Marmoushit do t'i tetëfishohet paga me kalimin te Man City

Omar Marmoushit do t'i tetëfishohet paga me kalimin te Man City

Premier League
Kalo në kategori