Fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së, kanë paralajmëruar se të hënën, më 23 janar, do të protestojnë para qeverisë, kundër deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj politikanit serb, Oliver Ivanoviq, të cilën e quajtën provokim dhe tentim për të amnistuar kriminelin e luftës.
Berat Rexhepi, në emër të këshillit organizativ të protestës, ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin për fjalimin që ka bërë ndaj Oliver Ivanoviqin, derisa tha se motoja e protestës është “Kryeministër, mos na shkel në gjak. Stop, devijimit të historisë”.
“Fjalimi i kryeministrit të Kosovës dhe oligjeja e tij për Oliver Ivanoviqin, i dënuar për krime ndaj popullsisë shqiptare, ishte një tronditje e radhës dhe një fyerje e rënd publike për të gjithë ne, prandaj të indinjuar thellë me veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe tentimin e tij për të amnistuar kriminelin e luftës, ideatorin dhe kryerësin e vrasjes së shqiptarëve-civilëve, ideatorin dhe organizatorin e rojeve të urës Oliver Ivanoviq, ne fëmijët e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës thërrasim protestë paqësore me moton ‘Kryeministër mos na shkel në gjak, stop devijimit të historisë”, tha ai, duke shtuar se protestado të mbahet të hënën para ndërtesës së Qeverisë, Ndërsa, nisja bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti”, duke filluar nga ora 12:00.
Ai shtoi se përmes kësaj proteste duan të tregojnë që ka ardhur koha për t’u distancuar dhe për t’i ndërgjegjësuar të gjithë përfaqësuesit politike, pa përjashtim pozite apo opozite
“Në këtë protestë ftojmë të marrim pjesë të gjithë qytetarët pa asnjë dallim të cilët mendojnë se heshtja ndaj veprimeve destruktive dhe të rrezikshme është një bashkëngjitje në faj. Përmes kësaj proteste duam të tregojmë që ka ardhur koha për t’u distancuar dhe ndërgjegjësuar të gjithë përfaqësuesit tonë politikë, pa përjashtim pozitë apo opozitë, për më shumë kujdes dhe maturi, përgjegjësi ndaj historisë, të tashmes dhe të ardhmes së vendit tonë. Baballarët tonë kanë luftuar në borë e në shi, atëherë ne e kemi obligim për kundër motit të vështirë të mbrojmë të drejtën dhe të vërtetën”, tha ai.
Edhe Tefik Sejdiu, nga Mitrovica i cili tha se ka të vrarë tre anëtarë të familjes nga Oliver Ivanoviq, bëri thirrje nga të gjithë për t’iu bashkuar protestës që do mbahet me 23 janar.
“Më 14 prill të vitit 1999, Oliver Ivanoviq, krimineli më i madhi në rajonin e Mitrovicës i ka vrarë tre anëtarë të familjes time dhe 28 shqiptarë tjerë, ku i ka vrarë e masakru, dhe Albin Kurti ta quaj hero, është marre për të. I lus gjithë shqiptarët kudo që janë që të hënën në protestë të vinë një numër sa më i madh”, tha Sejdiu.
Sipas organizatorëve, përgjatë 23 viteve të pasluftës, në emër të popullit janë bërë dhe po bëhen veprime dashakeqe, deklarata të pamatura dhe veprime të rrezikshme nga përfaqësuesit tonë politikë, pasi në emër të popullit po ofendohet populli dhe sakrifica e tij për liri. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje