LAJMI I FUNDIT:

Biden porositi dy hamburgera në një restorant, punëtorja që pranoi thirrjen mbeti pa fjalë

Biden porositi dy hamburgera në një restorant, punëtorja që pranoi thirrjen mbeti pa fjalë

Punëtorja e restorantit të mirënjohur Goustburger në Uashington, D.C., Brittany Spade, nuk duhej të ishte në punë gjatë ditës së marte.

Por, pronari i Ghostburger, Josh Phillips i kërkoi Spadyt të vinte në punë në mënyrë që ajo të ndihmonte kolegët e saj të përballonin bujën që do të lindte për shkak të ardhjes së një të ftuari të famshëm.

Bashkëpronari i Ghostburger i tha Washington Post të mërkurën se gjithçka ishte planifikuar në mënyrë që Spady të merrte urdhrin nga presidenti amerikan Joe Biden.


Përkatësisht, Shtëpia e Bardhë u pajtua për këtë lëvizje me Phillips dhe gruan e tij, Kellyn.

As ai dhe as gruaja e tij nuk i thanë Spady se kush do ta telefononte në restorant. Ata thjesht i thanë asaj se telefonata që do të merrte ishte e rëndësishme. Spady tha se mendonte se do të merrte një telefonatë nga kryebashkiaku i Uashingtonit, Muriel E. Bowser ose dikush nga sfera e kulturës pop. Ajo nuk e priste që presidenti amerikan të ishte në anën tjetër të linjës telefonike.

“U nervozova kur iu përgjigja telefonit. Përndryshe, unë nuk jam e tillë. Sapo dëgjova zërin e tij, mendova: ‘E pamundur! E pamundur! E pamundur!”, tha Spady.

Punonjësja e Goustburger tha se e dinte menjëherë se kush po e thërriste. Biden porositi një “goustburger” me proshutë dhe djathë amerikan, por pa salcë dhe një “goustburger” të rregullt me djathë, por pa salcë.

Duke gjykuar nga fotografia e postuar nga Shtëpia e Bardhë në Twitter, Biden mori një burger proshutë dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris mori një cheeseburger.

Ndryshe, Biden pretendoi në video se Goustburger është një nga 10.5 milionë bizneset e vogla që janë nisur falë politikave të tij. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Derri po ndiqej nga tigri, por në fund të dy ranë në një pus me ujë – momenti i shpëtimit të tyre

Interesante
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Hajnin e bëri skllav seksi

Hajnin e bëri skllav seksi

Binjakët fituan zemrat e publikut me kërcimin e tyre me perde, skena është shumë e lezetshme

Binjakët fituan zemrat e publikut me kërcimin e tyre me perde, skena është shumë e lezetshme

Fun
U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

U largua mes zjarreve të fundit, banori i Los Anxhelosit u kthye në shtëpi për të gjetur “një mysafir interesant” në një nga hapësirat e saj

Interesante
Momenti qesharak kur gorilla në kopshtin zoologjik të Kolorados u tregon ‘gishtin e mesit’ dy motrave ndërsa nëna e filmon momentin

Momenti qesharak kur gorilla në kopshtin zoologjik të Kolorados u tregon ‘gishtin e mesit’ dy motrave ndërsa nëna e filmon momentin

Kalo në kategori