LAJMI I FUNDIT:

Raportimi për tentim atentat, Abdixhiku thotë se nuk ndihet i rrezikuar

Raportimi për tentim atentat, Abdixhiku thotë se nuk ndihet i rrezikuar
Foto: Ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku shprehet se nuk ndihet i rrezikuar ndaj tentim atentatit ndaj tij.

I pyetur për motivin e këtyre kërcënimeve, lideri i LDK-së, tha se nuk mund të paragjykojë, por beson në punën e organeve të drejtësisë.

“Janë Policia e Kosovës dhe organet e sigurisë që vlerësojnë një gjë të tillë jo partitë politike erdha në Kuvend siç kam ardhur çdo ditë…(A ndiheni i rrezikuar) Jo, jo vazhdojmë punën tonë si çdoherë“, tha ai.


Ndërkaq, deputeti Armend Zemaj ka thënë se tani gjithçka është në dorën e organeve të rendit të Kosovës.

“Personalisht në këtë fazë mbetet fjalën e vet ta thotë drejtësia, pjesët tjera ne i marrim, pyesni Policinë e Kosovës, ata i kanë informacionet, i kanë informatat me partnerët ndërkombëtarë, me gjithë të tjerë, ashtu janë ndarë edhe me neve edhe ne ashtu do ta vazhdojmë punën tonë”, tha ai.

Zemaj u shpreh se Kosova mund të ketë armiq me emra të përveçëm, por ata që e dëshirojnë lirinë, pavarësinë janë më të mëdhenj se sa kriminelët.

“Gjithçka çka është dashtë nga organet e rendit është vlerësim pozitiv edhe punë e mirë që e kemi parë deri më tani, tha ai.

Të mërkurën Policia e Kosovës ka konfirmuar se cak i një atentati të mundshëm ka qenë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe tre deputetë të tjerë të LDK-së, Avduallah Hoti, Armend Zemaj dhe Arben Gashi.

Një grup shqiptarësh që jetojnë jashtë Kosovës kishin rënë në përgjimin e policisë gjermane, teksa kanë qenë duke folur për realizimin e disa vrasjeve politike në Kosovë.

Organizatori i atentatit është raportuar se në shënjestër kishte edhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin dhe deputeten e kësaj partie Ganimete Musliu.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori