Rreth 1000 hektarë tokë ndodhet nën ujë në bashkinë e Shkodër, ndërsa disa fshatra janë pa energji elektrike.
Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, sot në Obot janë 600 hektarë tokë e përmbytur, më shumë se një ditë më parë.
Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me mjete të larta. Fshati është pa energji elektrike, ndërsa ujësjellësi ka dalë jashtë funksionit, transmeton kp.
Aktualisht, kërkohet një mjet i ushtrisë dhe katër forca ushtarake për t’i ardhur në ndihmë banorëve.
Në njësinë administrative Dajç, fshatrat Mushan, Shirq, Suka Dajç janë pa energji elektrike. Pjesa më e madhe e Velipojës është pa energji elektrike.
Niveli i lumit Drin shënon kuotën 6.20, ndërkohë që kuota maksimale është 7.50 m.
Niveli i Liqenit shënon 7.85 m me një rritje prej 23 cm me orën 19.00 të një dite më parë. Kuota maksimale është 8.70 m.
Kurse, mbrëmjen e kaluar dhe gjatë mëngjesit të sotëm, qarku Lezhë është shoqëruar me reshje dhe stuhi të fortë, duke shkaktuar probleme në disa zona.
Probleme me energjinë elektrike ka në qytetin e Lezhës në lagjen “11 Janari” dhe në lagjen “Besëlidhja”. Në të dyja këto lagje ka prezencë të lartë të ujit, duke bllokuar banorët që nuk mund të dalin nga pallatet dhe duke vështirësuar qarkullimin në rrugë. Bizneset në katet e para po qëndrojnë mbyllur për shkak të pranisë së ujit. Mësimi është ndërprerë në disa shkolla të qytetit.
Energjia elektrike mungon dhe në disa fshatra.
Shiu vazhdon dhe këtë paradite, kur për disa minuta u shoqërua me breshër të fuqishëm.
Era e fortë përgjatë gjithë natës që vazhdon ende të jetë e fuqishëm ka shkaktuar mungesë të furnizimit me ujë edhe në disa zona të Vlorës.
Aktualisht, pa energji elektrike janë fshatrat Orikum, Dukat, Llogora,Radhime, Kallarat, Bolene, Vranisht, Mesaplik, Terbac, Brataj, Velcë, Bashaj, Sevaster, Gorisht, Dushkarak, Mazhar.
Ndërkohë, niveli i Vjosës gjatë mbrëmjes së djeshme arriti në 6:30 metra duke dalë nga shtrati në pjesën e pazarit tek Ura e Mifolit. Tani, niveli ka rënë në 5.8 metra, ndërsa pritet që prurjet të intensifikohen gjatë pasdites si pasojë e shiut të dendur në jug të vendit.
Përmirësim ka njohur lundrimi detar, trageti i Linjës Vlorë-Brindizi pritet të mbërrijë gjatë mesditës si pasojë e rënies së fuqisë së detit i cili shënon 6-7 ballë në det të hapur.
Peshkarexhat dhe anijet e vogla do të vazhdojnë të jenë të pezulluara.
Shkollat në Bashkinë e Vlorës e Himarës kanë vijuar procesin mësimor pa probleme, ndërsa përjashtim bën shkolla e Dukatit ku mungon energjia elektrike.
Reshjet intensive të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në disa kryqëzime dhe rrugë të qytetit të Durrësit.
Prania e ujit në rrugë vështirëson qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve.
Ndërkohë, për shkak të motit të paqëndrueshëm, edhe natën e kaluar ka pasur probleme në nisjen e trageteve nga portet e Durrësit dhe Barit. Tragetet kanë regjistruar vonesa të theksuara. Konkretisht, dy tragetet që ishin parashikuar për nisje drejt Barit natën e kaluar, në orën 23.00, kanë arritur të nisen mëngjesin e sotëm, përkatësisht 08:00 dhe 08:10.
Edhe tragetet nga Bari drejt Durrësit priten të mbërrijnë me vonesë, për shkak të nisjes me disa orë vonesë nga porti i Barit. /kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit