LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern do të japë dorëheqje muajin e ardhshëm

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern do të japë dorëheqje muajin e ardhshëm

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga ky post përpara zgjedhjeve të këtij viti.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Ardern u emocionuar teksa tregonte se si gjashtë vite “sfiduese” në këtë punë kishin pasur ndikim tek ajo, transmeton Telegrafi.

Të dielën, deputetët e Partisë Laburiste do të votojnë për të zgjedhur zëvendësuesin e Ardern.


Dorëheqja e saj vjen pasi sondazhet tregojnë se partia përballet me një rrugë të vështirë për t’u rizgjedhur më 14 tetor.

Ardern, 42 vjeçe tha se kishte marrë kohë për ta shqyrtuar të ardhmen e saj gjatë pushimeve verore, duke shpresuar të gjente zemrën dhe energjinë për të vazhduar në rol.

“Por për fat të keq nuk e kam bërë dhe do t’i bëja një shërbim të keq Zelandës së Re për të vazhduar”, u shpreh ajo në një konferencë shtypi të enjten.

Ardern do të japë dorëheqje më 7 shkurt. Nëse asnjë pasardhës i mundshëm nuk merr mbështetjen e dy të tretave të dhomës së partisë, vota do t’i shkojë anëtarëve laikë të Laburistëve.

Ajo u bë gruaja më e re në krye të qeverisë në botë kur u zgjodh kryeministre në vitin 2017, në moshën 37-vjeçare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Ontario anulon kontratën e Starlink, si kundërpërgjigje ndaj tarifave amerikane të vendosura ndaj Kanadasë

Amerika
Kalo në kategori