Përderisa nga pushteti insistojnë se ka interesim të qytetarëve nga komuniteti serb për t’u bërë pjesëtar të Policisë së Kosovës, deputetë nga opozita nuk pajtohen me këtë konstatim. Zëvendësimi i policëve në veri, sipas opozitës, do të jetë i vështirë shkaku i kërcënimeve nga Serbia.
I vështirë e sfidues po vlerësohet procesi i zëvendësimit të rreth 500 zyrtarëve policor në veri të Kosovës, të cilët dhanë dorëheqje muaj më parë.
Përkundër hapjes së konkursit në fillim të këtij muaji, nga Policia e Kosovës, sipas ish drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tani deputet i PDK-së, interesimi ka qenë i ulët, për shkak të kërcënimeve nga Serbia.
“Janë duke bërë kërcënime të vazhdueshme dhe trysni, d.m.th. edhe strukturat e një shteti të huaj, pra Serbisë, po me elementet që kanë, në veri që sa më pak njerëz të aplikojnë në konkurs. Unë e di që ata kanë me u ballafaqu me probleme, ndoshta çështje të sigurisë, jo vetëm ata por edhe familjet e tyre, është mjaft sfiduese të shikojmë, deri tash informatat që unë i kam, është një numër fare i vogël i njerëzve që kanë aplikuar, coftë në mënyre fizike apo mënyre online”, ka thënë Rashit Qalaj nga PDK.
Sipas, Qalajt ekzekutivi duhet të gjejë një zgjidhje për këtë situatë, ku në rast të mungesës së aplikantëve, duhet dërguar më shumë policë nga stacionet e tjera.
Kryetari i komisionit për siguri, njëherësh deputet i AAK-së, Bekë Berisha, situatën në veri e përshkruan si kaotike, e për çka fajëson qeverinë.
“Ka kohë që në veri në Mitrovicë, d.m.th. nuk ka nuk funksionon komuna, s’ka policë s’ka uniformë të Policisë, s’ka prokuror nuk ka gjykatës është gjendje kaosi ka 3 javë që mbahet kjo pyetje se çka do të ndodhë me rekrutimin e policëve, këtë çështje e rregullon ligji dhe nuk kam çka me u përgjigj për këtë punë, dhe duhet të pyesim qeverinë e Kosovës apo institucionet për këtë gjendje, sepse po shihet se ku e kanë pru Kosovën”, ka deklaruar deputeti Bekë Berisha nga radhët e AAK-së.
Në anën tjetër, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, thonë se në këtë konkurs ka mjaftë të interesuar, derisa shtojnë se zyrtarët policor të dorëhequr që janë dekoruar nga institucionet serbe, nuk do të kthehen më në institucione të Kosovës.
“Sigurisht që ka aplikues, sa do të jetë e rëndësishme për këta edhe sa do të ketë interesim, kjo do mbetet të shihet, z.Kelani ka dhënë një deklaratë, komunikatë për media ku ka treguar që procesi është tek në fillim, pra mendoj që duke pasur parasysh situatën politike, kur qytetarëve serb atje ju djegeshin vet nga Lista Serbska, dhe vet nga Beogradi zyrtar edhe veturat edhe shtëpitë, pse p.sh. njani prej policisë atje e regjistroj veturën në rks, në këtë kuptim nuk duhet të behet e madhe, por që ka interesime ka edhe aplikime, këto ua them me vendosshmëri”, ka thënë Arbër Rexhaj nga LVV.
Për zëvendësimin e punëtoreve në qendra për pajisje me dokumente dhe në Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve, në komunat veriore, Ministria e Punëve të Brendshme, kishte hapur konkurs për 200 punëtorë, por i njëjti u shty për disa ditë, për të përfunduar javën e kaluar.
Nga MPB-ja, nuk kanë treguar se sa është numri i aplikimeve, por vetëm kanë treguar se intersimi ka qenë i konsiderueshëm, dhe se pas përmbylljes së konkursit po veprohet sipas procedurave ligjore.
“Në konkursin për Zyrtar administrativ në Qendrat për Pajisje me Dokumente dhe në Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në ARC, në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan , Zubin Potok dhe Leposaviç dhe Zyrtar administrativ në Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan , Zubin Potok dhe Leposaviç, ka interesim të konsiderueshëm. Ashtu siç është paraparë në konkursin publik të shpallur, do të pranohen 200 zyrtarë. Konkursi është mbyllur dhe po veprohet sipas procedurave ligjore”, thuhet nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Informacione në lidhje me interesimin e personave në konkursin për zyrtar policor që është i hapur deri më 26 janar, nuk kanë dhënë detaje as nga Policia e Kosovës.
“Siç jeni të informuar konkursi është hapur, përfshirë me kriteret që parashihen, ndërsa sa i përket procesit/çështjeve të mëtejme rreth konkursit në fjalë do të informoheni me kohë sipas planifikimeve/fazave që parashihen. Policia e Kosovës, çdo herë inkurajon dhe fton qytetarët, komunitetet pakicë që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës”, thuhet nga Policia e Kosovës./RTV Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shaqiri: Është prolonguar ligji për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat
SPAK u sekuestron 10 milionë dollarë kriptovaluta vëllezërve Çopja dhe pasuri të tjera të patundshme
Altin Krasniqi takon banorët e fshatit Krajkova dhe Damaneku: Ne kemi vepra të dëshmuara në të kaluarën dhe program të qartë për të ardhmen
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!