LAJMI I FUNDIT:

Grabiti me armë zjarri një pompë derivatesh dhe një ‘supermarket’ – Gjykata e Gjilanit e dënon me tetë vjet burgim

Grabiti me armë zjarri një pompë derivatesh dhe një ‘supermarket’ – Gjykata e Gjilanit e dënon me tetë vjet burgim

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me tetë vjet burg të akuzuarin S. I., për kryerjen e veprave penale grabitje dhe mbajtja në pronësi, në kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas njofitmit, me datë 16.01.2022, rreth orës 23:30, në rrugën magjistrale Gjilan – Prishtinë në pikën e karburanteve “V. Petrol”, i pandehuri me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo tjetrin, ka grabitur para nga i dëmtuari B. R., në atë mënyrë që i njëjti me maskë në fytyrë dhe i veshur me rroba të zeza, me armë në dorë ka shkuar tek kjo pikë karburante me kanosje ka marr nga i dëmtuar shumën 250 Euro para të gatshme dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.


Po ashtu edhe më datë 28.11.2022, rreth orës 22:20 minuta në magjistralen Prishtinë – Gjilan në Marketin “T.” në dalje të Gjilanit, i njëjti kishte hyrë i armatosur me pistoletë dhe i veshur me maskë në fytyrë dhe nën kanosjen me armë arrin që nga punëtori – arkëtari të i merr 2350 euro dhe 50 franga zvicerane.

“Nga situata e krijuar, intervenojnë punëtorët e këtij marketi, konfrontohen me të pandehurin dhe arrin që fillimisht të dyshuarin të shtrijnë për tokë e pastaj ia marrin pistoletën të cilën po e mbante në dorë dhe pas kësaj të njëjtin e mbajnë të shtrirë derisa në vend ngjarje arrijnë njësitë policore për të arrestuar…”

Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit me aktvendim të veçantë dhe në kuptim të nenit 366 paragrafi 3 të Kodit të Procedurës Penale, i konfiskohet pistoleta e tipit Browing 7.65 mm dhe një karikator me katër fishekë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Tragjedia në Shkodër, nëna me tre fëmijët nuk u hodhën nga ura, por dyshohet se u mbytën në bregun e lumit Buna

Lajme
Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Ish-ambasadori holandez, Bosch: Shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë shumë nga Kosova

Lajme
Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Mbi 1 milion e 300 mijë qytetarë të regjistruar deri më tani, Qeriqi: Procesi po ecën mirë

Elfije Boletini
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Arrestohen dy serbë në Jarinjë

Lajme
Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Vodhën orë të shtrenjtë, parfume e patika të markës “Louis Vuitton”, arrestohet të dyshuarit në Gjilan

Kronika e Zezë
Kalo në kategori