LAJMI I FUNDIT:

Analisti polak i mbrojtjes: Gjithçka që po ndodhë çon drejt përfshirjes së Bjellorusisë në luftë

Analisti polak i mbrojtjes: Gjithçka që po ndodhë çon drejt përfshirjes së Bjellorusisë në luftë

Një analist i pavarur i mbrojtjes ka thënë për Sky News se “gjithçka që po ndodhë çon drejt përfshirjes së Bjellorusisë në luftë në të ardhmen”.

Konrad Muzyka i përshkroi forcat bjelloruse si “një mister”, por shtoi se forcat e rregullta ishin trajnuar praktikisht pa ndërprerje që nga prilli dhe së fundmi ata kishin përditësuar të dhënat për rezervat e tyre, përcjell Telegrafi.


Analisti polak i mbrojtjes tha: “Intensiteti dhe shtrirja e aktivitetit ushtarak që bjellorusët kanë ndërmarrë ka qenë më i larti që nga fundi i Luftës së Ftohtë”.

“Ne kurrë nuk i kemi parë forcat bjelloruse të stërviten kaq shumë. Që nga fundi i prillit, ata në thelb kanë praktikuar çdo aftësi ushtarake që do të nevojitej që Bjellorusia t’i bashkohej luftës”.

“Ata kanë testuar edhe kapacitetin mobilizues, së fundmi kanë njoftuar se kanë përfunduar përditësimin e të dhënave për të gjithë rezervistët bjellorusë”.

“Kjo do të thotë se sistemi rezervë tani është gati për mobilizim. Ajo që na duhet tani është një vendim politik për të filluar mobilizimin dhe për të shkuar në luftë”.

“Nëse kjo do të ndodhë apo jo, ne nuk e dimë, sepse nuk kemi njohuri se çfarë po mendon [presidenti bjellorus] Alexander Lukashenko. Por gjithçka tregon se Bjellorusia do t’i bashkohet luftës diku në të ardhmen”.

Ai shpjegoi se aktualisht janë midis 10,000 dhe 15,000 trupa ruse të stacionuara aktualisht në këtë vend dhe ata kanë qenë rregullisht duke u trajnuar së bashku me forcat bjelloruse.

Megjithatë, ai vazhdoi duke sugjeruar se ndonjë përfshirje e mundshme nuk kishte gjasa të ishte e menjëhershme.

“Deri më tani këto aktivitete janë të kufizuara në poligonet e stërvitjes dhe ne nuk kemi parë asnjë tregues që forcat, qoftë ruse apo bjelloruse, janë duke u zhvendosur në rajonet në kufi me Ukrainën”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Kalo në kategori