LAJMI I FUNDIT:

Caktohet masa e paraburgimit për 46-vjeçarin nga Shkupi, ka tentuar të mbys djalin e tij

Caktohet masa e paraburgimit për 46-vjeçarin nga Shkupi, ka tentuar të mbys djalin e tij

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për hapjen e procedurës hetimore kundër 46 vjeçarit të dyshuar për vepër penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 2 lidhur me nenin 19 (në tentativë) të Kodit Penal.

“Më 14 janar, në një dhomë pune – kuzhinë të një restoranti në Shkup, në rrugën “Kiril Pejçinoviq”, i dyshuari ka kryer dhunë në familje dhe me dashje ka tentuar t’ia marrë jetën djalit të tij.

Pas një mosmarrëveshjeje të shkurtër verbale, për shkak të së cilës paraprakisht ishin prishur marrëdhëniet e ndërsjella, i dyshuari ka marrë një thikë kuzhine dhe viktimës i ka shkaktuar tri plagë me thikë në pjesën e barkut, kraharorin e djathtë dhe shpinës, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.


Ai është penguar në kryerjen e vrasjes nga një dëshmitar, i cili ka ndihmuar viktimën dhe e ka dërguar në spital.

Prokurori publik kompetent, gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Penale Shkup, gjithashtu i ka dorëzuar propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, sepse ekzistojnë rrethana të veçanta që arsyetojnë frikën se do ta përsërisë veprën, gjegjësisht se ai do të përfundojë veprën e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftimin e PTHP-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori