LAJMI I FUNDIT:

Një qen u shpëtua nga shinat e trenit në Kolumbinë Britanike

Një qen u shpëtua nga shinat e trenit në Kolumbinë Britanike

Punëtorët e hekurudhave në Vancouver, British Columbia, i erdhën në ndihmë një qeni i cili kishte rënë në shinat e trenit kur litari i tij kishte ngecur në dyert e vagonit.

Policia e Metro Vancouver tha në një postim në Twitter se qeni, i quajtur Mosha, po hipte në një tren Canada Line me pronarin e saj në lagjen South Cambie të Vankuverit kur dyert e trenit u mbyllën me qenin që ende ishte jashtë trenit.

Postimi thoshte se Mosha u hodh në shina. Qeni nuk u lëndua, por u frikësua dhe vrapoi nëpër shina drejt e në një tunel, raporton UPI, transmeton Telegrafi.


“Stafi i Canada Line ndaloi menjëherë të gjitha trenat”, tha për Amanda Steed nga Policia e Metro Vancouver.

“Ata e fikën energjinë e shinave, hynë në tunel dhe kërkuan qenin”, shtoi tutje ajo.

Mosha u gjet pas rreth 70 minutash kërkimi. Ajo ishte bërë pis, por nuk ishte lënduar rëndë.

Policia bëri të ditur se qeni ishte ribashkuar me pronarin e saj. /Telegrafi/