Gjenerata e tanishme e BMW M3 do të fitojë një model të ri CS të nivelit më të lartë, dhe Auto Express shkruan se presin që kjo veturë se do të bëjë debutimin e tij në 24 Hours of Daytona të këtij viti më 28 janar.
Ngjarja do të shënojë gjithashtu edhe debutimin e veturës garuese M Hybrid V8 të BMW në Kampionatin Botëror të Qëndrueshmërisë 2023.
CS në zhargonin e BMW do të thotë ‘Competition Sport’, dhe ashtu si me gjeneratën e mëparshme F80 M3 CS, modeli i ri do të sjellë disa ndryshime në performancë dhe pamje për të dalluar nga modeli ekzistues M3 Competition, transmeton Telegrafi.
M3 CS i vjetër u lançua në vitin 2018 si një version special i mbaruar, duke shtuar 10 kuaj fuqi shtesë dhe 50 njuton fuqi rrotulluese, përdorim më të gjerë të fibrave të karbonit, një konfigurim të modifikuar amortizimi dhe një çmim shumë më të lartë.
Në fakt, nga Auto Express thonë se ata presin që edhe CS e re të ndjekë një përmbledhje të ngjashme kur të dalë në rrugë më vonë këtë vit.
Duke u bazuar tek këto foto të kapura, M3 CS do të marrë hua detaje stilimi nga M4 CSL i ri, me të njëjtën grilë dhe dizajn më të ulët të marrjes së ajrit dhe një ndarës më agresiv. Megjithatë, ndryshe nga M4 CSL, ky model nuk ka “spoiler” me kapakë bishti në pjesën e pasme. Fenerët kanë një nuancë të verdhë të tyre, ashtu si njësitë e M5 CS.
BMW ka treguar se mund të nxjerrë 543 kuaj fuqi dhe 600 njuton metër fuqi rrotulluese nga motori 3.0-litërsh i M3-së me dy turbo në M4 CSL dhe ne presim që CS të përdorë të njëjtën lëvizje.
Një ripërmbledhje e marsheve automatike me tetë shpejtësi të M3 do të vendoset dhe duhet të priten frenat standarde prej qeramike të karbonit.
Emri CS nuk është aq ikonik sa CSL në zhargonin e BMW-së, kështu që ne nuk mendojmë se do të arrijë çmimet marramendëse prej 145,449 eurove (129,000 funte) të M4 CSL, por sigurisht që do të jetë shumë më i lartë se çmimi fillestar prej 85,521 eurove (75,850 funte) i M3 Competition. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Si do të duken modelet e ardhshme elektrike të Mercedes?

Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk

Volvo më i shitur në një edicion të ri

A e dinit këtë rregull kur blini goma të reja?

Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës