LAJMI I FUNDIT:

Vdes Aliçkaj, Haradinaj: Ndër të parët që hyri në rreshtin e ushtarëve të UÇK-së

Vdes Aliçkaj, Haradinaj: Ndër të parët që hyri në rreshtin e ushtarëve të UÇK-së

Ka vdekur ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Cen Aliçkaj.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se Aliçkaj ka qenë ndër të parët që i është bashkuar UÇK-së.


Haradinaj gjithashtu ka thënë se ai ishte një prej luftëtarëve më të zotë në Dukagjin.

“Kur po i formonim rreshtat e parë të UÇK-së, ndër të parët që hyri në rreshtin e ushtarëve ishte edhe Cen Aliçkaj. Ishte luftëtar i fortë, njëri prej luftëtarëve më të zotë të UÇK-së në Dukagjin!”, ka shkruar i pari i AKK-së në Facebook.

“Sot, në paqe, Cena na u nda nga rreshti për t’ju bashkuar shumë burrave të kombit që i kishte përkrah luftës për liri. Pusho i qetë në tokën për të cilën luftove, Cen!”. /Telegrafi/