LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet shkaku i vdekjes së Lisa Marie Presley

Zbulohet shkaku i vdekjes së Lisa Marie Presley

Familja e Lisa Marie Presley thuhet se nënshkroi një urdhër-mos-reanimim përpara se këngëtarja të vdiste pas një arresti të dytë kardiak në spital.

Burime më parë kishin thënë se këngëtarja u shpall e vdekur pasi u dërgua me urgjencë në spital të enjten, duke bërë që mjekët ta fusnin në koma.


Megjithatë, me lajmin për gjendjen e saj “kritike”, familja e këngëtares vendosi të nënshkruajë dokumentin në rast se ajo pëson një arrest tjetër kardiak – gjë që ndodhi, sipas TMZ.

Foto: Getty Images

Detaje të mëtejshme të vdekjes së saj vijnë pasi Lisa Marie u gjet e pavetëdijshme në shtëpinë e saj në Kaliforni nga punonjësja e shtëpisë së saj.

Nëna e saj, Priscilla Presley, më vonë konfirmoi se “vajza e saj e bukur Lisa Marie kishte ndërruar jetë”.

Foto: Backgrid

“Ajo ishte gruaja më e pasionuar, e fortë dhe e dashur që kam njohur ndonjëherë”, tha ajo në një deklaratë të ndarë me media të ndryshme.

Të premten, përfaqësuesit e familjes e thanë se ajo do të prehej pranë babait të saj, Elvis Presley, dhe djalit Benjamin, në Graceland.

Foto: Frank Carroll

Ajo ka lënë pas nënën e saj dhe tre vajzat: Riley, 33, dhe binjakët 14-vjeçarë, Finley dhe Harper, të cilët tani janë vendosur të trashëgojnë pasurinë ikonë të Tennessee.

Pavarësisht se këngëtarja e ndjerë thuhet se humbi shumicën e trashëgimisë së saj prej 100 milionë dollarësh gjatë viteve, shtëpia e Elvisit vlen 400 deri në 500 milionë dollarë, sipas Rolling Stone. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori