LAJMI I FUNDIT:

Viti 2022, Kurti: Qeveria për mbrojtje dhe siguri

Viti 2022, Kurti: Qeveria për mbrojtje dhe siguri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për projektet e realizuara dhe investimet e bëra në sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë së Kosovës gjatë vitit 2022.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se  gjatë vitit 2022 është dyfishuar buxheti për Ushtrinë e Kosovës, krahasuar me vitin 2021.

Kryeministri ka treguar edhe për marrëveshjet e bashkëpunimit në sektorin e mbrotjes me vende të tjera.


Postimi i plotë i Kurtit:

“2022: Qeveria për mbrojtje dhe siguri

Me synim mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial, sigurinë publike, mbrojtjen e rendit kushtetues, gjatë vitit të kaluar:

Dyfishuam buxhetin për ushtrinë e Kosovës krahasuar me vitin 2021, ndërkaq në 2023 do të ketë rritje edhe për 20%;

Miratuam Strategjinë e Sigurisë 2022-2027;

Nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë. Janë në proces marrëveshjet SOFA me Gjermaninë, Turqinë dhe Kroacinë;

Janë rekrutuar 820 ushtarë të rinj dhe 30 kadetë;

Në proces të rekrutimit janë edhe 612 ushtarë aktiv dhe 388 rezervë;

Moshën e rekrutimit e kemi ngritur nga 23 në 25 vjeç;

Janë trajnuar jashtë vendit 2547 ushtarakë: 3 herë më shumë se në 2020, 16 herë më shumë se në 2019;

 ‘’Edukim në Siguri’’ do të jetë pjesë e kurrikulës shkollore”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori