LAJMI I FUNDIT:

Policia privon nga liria një fëmijë nga Gostivari, dyshohet se është i përfshirë në dy vjedhje

Policia privon nga liria një fëmijë nga Gostivari, dyshohet se është i përfshirë në dy vjedhje
Sektori për Punë të Brendshme - Tetovë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një të mitur nga Dobërdolli i Gostivarit.

Ai dyshohet se është i përfshirë në dy vjedhje.

“Dje (12-janar) rreth orës 21:20, zyrtarët policorë të SPB Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur nga Dobëridolli, për shkak të dyshimit për përfshirje në dy vjedhje të raportuara gjatë këtij muaji në Dobërdoll. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar”, thonë nga SPB-Tetovë.