LAJMI I FUNDIT:

Një shtëpi përfshihet nga zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Foto ilustruese
Foto: Ilustrim

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri të premten rreth orës 04:00 në rrugën “Rexhep Krasniqi”, në Prishtinë, ku për pasojë dy persona kanë marrë lëndime trupore të cilët kanë marr trajtim mjekësor.

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Sipas saj, në vendngjarja kanë dalë zjarrfikësit dhe policia.

“Sot rreth orës 04:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në  një objekt (shtëpi), në rrugën ‘Rexhep Krasniqi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia, ku kanë hasë në dy persona të lënduar, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq, Ahmeti tha se zjarri është lokalizuar, ndërkohë që policia në koordinim me prokurorinë, ka nisë një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. /Telegrafi/